TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj në eventin 'Dyfisho ndërmarrjen tënde' folën edhe për rënien e euros. Rama tha se euro ka rënë, për shkak se është forcuar leku nga performanca e ekonomisë shqiptare. Në fjalën e tij Rama hodhi poshtë pretendimet se fenomeni i forcimit të lekut lidhet me paratë e narkotrafikut.
Edi Rama: E vërteta nuk është që ka rënë euro, por është forcuar leku. Leku është pasqyrë e një ekonomie tjetër. Nuk është më ekonomia që ishte deri para 5-6 vitesh. Forcimi i lekut është sukses për ekonominë shqiptare. Është tregues kokëfortë i rritjes së ekonomisë. Në një vend ku hyjnë çdo vit miliarda e miliarda. Të flasësh për narko e gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë vetë që kanë nevojë për lajme të këqija, por është pa lidhje.