Politikë

Reforma Territoriale, Librazhdi voton pro bashkimit me Prrenjasin

Pas diskutimeve mbi projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca, 16 këshilltarë votuan pro bashkimit të Përrenjasit me Librazhdin, ndërsa një këshilltar votoi kundër.

l.k
Reforma Territoriale, Librazhdi voton pro bashkimit me Prrenjasin
Mbledhja e Këshillit Bashiak Librazhd

LIBRAZHD- Këtë të martë Këshilli Bashkiak i Librazhdit ka votuar pro bashkimit të bashkive Prrenjas dhe Librazhd në kunadër të porcesit të Reformës Administrativo-Territoriale. Të pranishëm në mbledhjen e sotme ishin 17 këshilltarë nga 21 që ka ky këshill. Pas diskutimeve mbi projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca, 16 këshilltarë votuan pro bashkimit të Përrenjasit me Librazhdin, ndërsa një këshilltar votoi kundër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Vendimi u mor pas përfundimit të dëgjesave publike të zhvilluara në njësitë administrative të Bashkisë Librazhd, ndërsa reforma ishte pika më kryesore e rendit të ditës së mbledhjes së sotme. Drafti i Reformës Administrative-Territoriale 2.0 parashikon që Prrenjasi të mos jetë më një bashki më vete, por të integrohet administrativisht me Librazhdin.

Gjatë konsultimeve publike të zhvilluara në Prrenjas dhe njësitë administrative Qukës, Rrajcë dhe Stravaj, banorët janë shprehur kundër shkrirjes me Librazhdin, duke argumentuar se me reformën zona e Prrenjasit do të humbasë identitetin e saj, po ashtu edhe aksesin në shërbimet publike të banorëve për shkak të largësisë nga qendra e re administrative./ZËRI

Poll

MOS HUMB