
TIRANË-Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet ka kometuar rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave. Këlliçi është shprehur se rezultati nuk është ai që priste opozita, por theksoi se është ende herët për të folur.
"Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.
Nga rezultatet e deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 296737 vota, ose 52.55 % të totalit të votave të numëruara deri më tani, ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 193608 ose 34.29 %.
Nga ana tjetër, zyrtari demokrat foli edhe për incidentin me socialistin Erion Braçe dhe ekipin e PS-së, një ditë më parë.
“Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.