Politikë

Rinis seanca plenare vetëm me deputetët e PS, opozita është larguar

Seanca plenare vijoi me diskutimet për çështjet e rendit të ditës, ndërsa opozita u mblodh jashtë. 

I.F
Rinis seanca plenare vetëm me deputetët e PS, opozita është
Elisa Spiropali

TIRANË- Seanca plenare ka filluar sërish, por vetëm me deputetët e partisë socialiste, pasi opozita u largua. Seanca plenare vijoi me diskutimet për çështjet e rendit të ditës, ndërsa opozita u mblodh jashtë. 

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali përjashtoi tre deputët e Partisë Demokratike, Elda Hoti, Petrit Dodaj dhe Gëzim Ademaj, për shkak të tensioneve të shkaktuara në sallë.

Deputeti Gëzim Ademaj u përjashtua sepse mblodhi karriget para foltores, për të penguar kolegët që të flisnin aty, ndërsa Elda Hoti dyshohet se spërkati benzinë në tapetin e sallës. Pas kësaj Spiropali vendosi ta pëjashtojë pasi vendosi në rrezik jetën e të pranishmëve në sallë. Por, Hoti tha se hodhi parfum dhe asnjë lëndë tjetër. /ZËRI

Poll

MOS HUMB