
Bllokimi i foltores së Kuvendit
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përjashtuar tre deputët e Partisë Demokratike, Elda Hoti, Petrit Dodaj dhe Gëzim Ademaj, për shkak të tensioneve të shkaktuara në sallë.
Deputeti Gëzim Ademaj u përjashtua sepse mblodhi karriget para foltores, për të penguar kolegët që të flisnin aty, ndërsa Elda Hoti dyshohet se spërkati benzinë në tapetin e sallës. Pas kësaj Spiropali vendosi ta pëjashtojë pasi vendosi në rrezik jetën e të pranishmëve në sallë. Por, Hoti tha se hodhi parfum dhe asnjë lëndë tjetër.
Për shkak të erës së rëndë të përhapur në sallë, u vendos të ndërpritej seanca plenare. /ZËRI
Poll