
TIRANË- Ndërpritet për 10 minuta seanca e sotme plenare. Kërkesën e ka bërë kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Kjo e fundit në fjalën e saj tha se kolegët deputetë i ishin ankuar se në sallë vinte era benzinë. Ndaj edhe Spiropali kërkoi që "persona të specializuar" të verifikojnë se çfarë ishte lënda që derdhi në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti.
Spiropali: Tani ju lutem nga deputetët po marr ankesa për shkak të një ere të rëndë, që ndoshta me të parë ndjehet si era benzinë, kërkoj 10 minuta pushim në mënyrë që punonjës të specializuar të verifikojnë se çfarë ishte lënda që u hodh. Kjo është e papranueshme. Kthehemi në seancë për 10 minuta.
Ndërkohë që jashtë Kuvendit, Hoti u shpreh se vetëm sa kishte hedhur aromatizues dhe asnjë lëndë tjetër të rrezikshme./ZËRI