Politikë

Rivlerësimi i pronave, ministri Malaj: Do ta bëjmë vitin që vjen!

Në fjalën e tij, Malaj përsëriti edhe njëherë se rivlerësimi duhet bërë për të gjithë territorin e vendit dhe jo vetëm për kryeqytetin.

k.m.
Rivlerësimi i pronave, ministri Malaj: Do ta bëjmë vitin që
Petrit Malaj

TIRANË- Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të bëhet në vitin 2025! Lajmin e ka konfirmuar edhe njëherë sot ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për vitin që vjen. Në fjalën e tij, Malaj përsëriti edhe njëherë se rivlerësimi duhet bërë për të gjithë territorin e vendit dhe jo vetëm për kryeqytetin. Duke paralajmëruar gjithashtu se do të jetë një proces që do të zgjasë në kohë. 

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të bëhet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja,”-tha ministri Malaj.

Aktualisht për çdo shitje prone tatohet me 15%, nëse qytetarët dhe bizneset, përfshirë dhe pasuritë që janë në proces legalizimi do të bëjnë rivlerësimin e pronës ata do të paguajnë nga Shtatori i 2024 deri në Shtator të 2025 vetëm 3 përqind tatim për diferencën midis çmimit që e kanë blerë pronën e tyre dhe vlerës që ata e shesin atë. Por palët në Kuvend janë të ndara për përqindjen. Socialistët propozojnë nivelin 5 përqind, ndërsa demokratët deri në 3%. Nisma e rivlersimit erdhi si një propozim i deputetes Blerina Gjylameti në pranverën e këtij viti, me pretendimin se do të mbyllej brenda këtij sesioni parlamentar. Por kjo nuk ka ndodhur! 

Ndërkohë që nga publikimi i nismës së mazhorancës për të ofruar rivlersim pronash me një tatim të reduktuar, tregu ka pësuar stanjacion pasi qytetarët dhe bizneset kanë frenuar shitjet. Ata presin fushatën, nga e cila kursejnë para për shkak të normës së reduktuar të tatimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB