Politikë

Rrëzohet kërkesa e PD-së për rezolutë për gjenocidin në Kosovë

Më herët, gjatë seancës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi miratimin e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë.

zh.ll
Rrëzohet kërkesa e PD-së për rezolutë për
votimi ne kuvend

TIRANË- Kuvendi nuk miratoi kërkesën e Partisë Demokratike për diskutimin dhe votimin e rezolutës mbi gjenocidin serb në Kosovë. Kjo çështje as nuk u fut në rendin e ditës për votim, në seancën e sotme plenare. 

Ndërkohë, një sërë raportesh dhe projektligjesh të rëndësishme u miratuan në seancë:

Raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024 - 73 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Raporti i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024 - 73 vota pro.

Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024 - 73 vota pro dhe 1 kundër.

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” - 73 vota pro dhe 9 vota kundër.

Projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për Komisionin Rregullator të KQZ-së - 73 vota pro dhe 1 kundër.

Më herët, gjatë seancës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi miratimin e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë. Nga fotltoja e Kuvendit, Berisha deklaroi se mohimi i gjenocidit serb përbën një mohim të ndërgjegjes kombëtare dhe një fyerje për sakrificën e shqiptarëve që kanë rënë për Atdheun.

 

Poll

MOS HUMB