Politikë

'Lufta" për komisionerë/ Sa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS? Kuvendi i përgjigjet KQZ-së

Sipas rregullave zgjedhore, komisionerët do të ndahen mes partive parlamentare, si në komisionet e votimit, edhe në grupet e numërimit.

F.I
'Lufta" për komisionerë/ Sa herë deputetët e PSD
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë i ka kthyer përgjigje kërkesës për informacion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ kërkonte informacion zyrtar për të mësuar sesa herë i kanë bashkuar votat me Partinë Socialiste (PS) deputetët e Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe ata të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Pas shkresës së parë që Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi KQZ-së, shumicë parlamentare deklarohej vetëm Partia Socialiste, ndërsa të tjerët cilësoheshin si opozitë.

'Lufta" për komisionerë/ Sa herë deputetët e PSD
SHKRESA NGA ELISA SPIROPALI
'Lufta" për komisionerë/ Sa herë deputetët e PSD
SHKRESA NGA ELISA SPIROPALI

Kjo deklaratë solli reagimin e demokratëve, të cilët përmes sekretarit për Çështjet Ligjore pranë Partisë Demokratike, Ivi Kaso denoncoi listimin nga Kuvendi, duke bërë një denoncim publik. 

“Në shkelje të plotë të ligjit dhe me skuthëri politike, ajo, duke përdhosur rolin e kryeparlamentares, e ka vendosur partinë e Tom Doshit në krah të opozitës së Sali Berishës. Qytetarët e dinë se me kë është rreshtuar Tom Doshi që nga Tirana dhe deri në Shkodër, që nga 2011-a e deri në 2025-ën. Qëllimi është për të grabitur një numërues të opozitës në zgjedhjet e ardhshme dhe për t’ia kaluar Doshit, i cili do të hiqet si e parti e opozitës, por do të militojë, numërojë e zhvatë për mazhorancën e NarkoRamës,”- tha Kaso. Po ashtu, demokratët kundërshtuan shkresën e firmosur nga Elisa Spiropali, ndërsa KQZ iu drejtua Kuvendit me një shkresë zyrtare ku kërkonte informacion lidhur me qëndrimin që kanë mbajtur deputetët e PSD dhe PDIU në raport me Qeverinë. Kështu KQZ, kërkoi sërish informacion nga Kuvendi. Bazuar në përgjigjen më të fundit, Kuvendi thotë se deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat në 8 raste me socialistët për të miratuar programin politik të qeverisë në 16 shtator 2021, si edhe për votimin e miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.

Përgjigjja e Kuvendit:

I nderuar zoti Komisioner

Në përgjigje të shkresës suaj me nr. prot. 323, datë 17.1.2025 në të cilën kërkohet vënia në dispozicion e qëndrimeve të shprehura në votë të deputetëve të Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), në votëbesimin e qeverisë, ligjin e buxhetit, etj., gjatë periudhës së legjislaturës 2021-2025, Ju dërgojmë dokumentacionin arkivor si mě poshtë:-Procesverbalin për votimin e projektvendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit Ministrave”, datë 16 shtator 2021, bashkëlidhur dhe fletët e votimit. -Procesverbalin për votimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”, bashkëlidhur edhe fletët e votimit. -Procesverbalin për votimin në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”, bashkëlidhur edhe fletët e votimit. -Përmbledhjen e rezultatit të votimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”. Përmbledhjen e rezultatit të votimit në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”. -Votimi në parim dhe në tërësi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” për shkak të situatës se krijuar gjatë seancës plenare u zhvillua me kartonë dhe nuk disponojmě votimin individual të deputetëve. —Bashkëlidhur procesverbali i seancës plenare të datës 7 dhjetor 2023 dhe procesverbali i seancës plenare të datës 21 dhjetor 2023. -Përmbledhjen e rezultatit të votimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”. Përmbledhjen e rezultatit të votimit në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”.

Në këto kushte, ndarja e komisionerëve nga KQZ pritet të jetë: PS do të ndajë komisionerët me PSD e Tom Doshit, ndërsa demokratët e Sali Berishës me PL (ish-LSI) dhe PDIU. Sipas rregullave zgjedhore, komisionerët do të ndahen mes partive parlamentare, si në komisionet e votimit, edhe në grupet e numërimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB