Politikë

Samiti i NATO-s do mbrohet nga ne/ Rama: Do të prodhojmë dronët "Made in Albania"..edhe autobusë për fëmijët në shkolla

Më tej, kreu i qeverisë tha se gjatë këtij mandati do të ndërtohen autobusat tanë për fëmijët në shkolla

zh.ll

 

Samiti i NATO-s do mbrohet nga ne/ Rama: Do të prodhojmë dronët
edi rama

TIRANË- Kryeministri Ei Rama ka deklaruar se Shqipëria do të mbrojë Samitin e NATO-s në vitin 2027, ku do të jetë pikërisht vendi ynë mikpritës. I ftuar në "Opinion", Rama theksoi se Shqipëria do të prodhojë dronët "Made in Albania", që do të jenë me shqiponjë dhe flamur të kuq.

Më tej, kreu i qeverisë tha se gjatë këtij mandati do të ndërtohen autobusat tanë për fëmijët në shkolla. Ndërsa theksoi më pas se, Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të ketë prokurime me AI (Inteligjencë Artificiale) në 95% të procesit.

Rama: "Do të monitorojmë Samitin e NATO-s. Ne do prodhojmë dronët. Në 2027 do t'i prodhojmë në Shqipëri dronët "Made in Albania". Do të kemi dronë më shqiponjë dhe flamur të kuq. Ne do prodhojmë makinat tona ushtarake, dhe do ja shesim botës. 

Gjatë këtij mandati do të ndërtojmë edhe autobusat tanë për fëmijët në shkolla.

Kompania jonë quhet 'guna', do të jemi vendi i parë që do të kemi prokurime më AI në 95% të procesit. Te prokurimet jemi të parët në rajon, e thotë KiE.", tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB