Politikë

Shkarkohet 'Diella'? Rama tregon detyrën e ministres robot

Rama u shpreh se Diella, nuk do të ketë kompetenca ministri për të marrë vendime, por do të përpunojë të dhëna.

F.I
Shkarkohet 'Diella'? Rama tregon detyrën e ministres robot
Diella dhe Edi Rama

TIRANË- Në prezantimin e platformës Start Up, kryeministri Edi Rama u shpreh se Diella, nuk do të ketë kompetenca ministri për të marrë vendime, por do të përpunojë të dhëna. Në fjalën e tij në prezantimin e platformës “Start Up Albania”, Rama iu përgjigj kritikave dhe komenteve, duke theksuar se Diella nuk do të marrë asnjë vendim dhe nuk ka asnjë të drejtë qeverisje. Ministrja IA vetëm do të përpunojë të dhënat.

“Unë kam vendosur 60 ministra dhe nuk e di sesa ministra të tjerë kam vendosur që nga dita e parë që kam qenë në detyrë, por askush nuk ka qenë subjekt i mediave ndërkombëtare, ndërsa ky ministër që kam emëruar tani, kjo ministre e inteligjencës artificiale është në qendër të vëmendjes të të gjitha mediave ndërkombëtare. Kemi kërkesa çdo ditë për të folur për të. Ka shumë keqkuptime, jo domosdoshmërisht refuzime të bazuara në argumente. Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e IA nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marrim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta,"-u shpreh Rama.

‘Diella’-asistentja virtuale zadrimore e platformës e-Albania, e cila ofron ndihmën e saj përmes komandave zanore, tashmë do të drejtojë Prokurimet Publike. Rama do të jetë përgjegjës për funksionimin e 'Diellës'./ZËRI

Poll

MOS HUMB