TIRANË-Ditën e mërkurë në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë. Ka qenë kryeparlamentari Niko Peleshi i cili ka caktuar datën e seancës së radhës. Kujtojmë se në Kuvend të pranishëm nuk do të jenë kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Fidel Kreka, të cilët janë përjashtuar për 10 ditë nga Komisioni i Etikës.
Në seancën e radhës në rend dite është miratimi i procesverbalit të seancave plenare të mbajtuar më datë 16 dhe 18 shtator, si dhe pritet të miratohet projektvendimi për caktimin e përbërjes së Komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Në listën e anëtarëve të Komisioneve mungojnë propozimet nga opozita. Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajnë demokratët nëse do të bojkotojnë ose do të votojnë. Kujtojmë se në seancën e kaluar, e cila ishte parashikuar të zgjaste 24 orë orë, u mbyll për vetëm 25 minuta, dhe doli jashtë parashikimeve me përplasje të forta mes palëve. Kryeministri nuk arriti ta përfundonte fjalën e tij mbi programin qeverisës, ndërsa ky i fundit u miratua mes zhurmës me 82 vota pro, vetëm nga mazhoranca.
Njoftimi i Kuvendit:
Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 24 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr. 9, datë 22.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi).
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit.
Faleminderit!