Politikë

"Shumica e helmit prodhohet nga Lindja"/ Rama publikon komentet fyese nga profile fallco: Së shpejti edhe provat

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë paralajmëron se së shpejti do të publikojë edhe prova për atë që ai e cilëson si një fushatë urrejtjeje digjitale, të cilën e lidh sërish me Iranin.

zh.ll
"Shumica e helmit prodhohet nga Lindja"/ Rama publikon komentet fyese
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar mesazhe kundër tij me gjuhë denigruese. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një video ku shfaqen disa profile në rrjetet sociale që kanë lënë komente negative ndaj tij, duke i cilësuar si adresa të rreme. 

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë paralajmëron se së shpejti do të publikojë edhe prova për atë që ai e cilëson si një fushatë urrejtjeje digjitale, të cilën e lidh sërish me Iranin.

“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”, shkruan Rama.

Poll

MOS HUMB