
TIRANË- Dy javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit! Nëse votimet do të ishin nesër, bazuar në sondazhin e hapur nga ZËRI, më të votuarit e Tiranës do të ishin Endrit Brahimllari dhe Erion Braçe. Në mesin e 37 emrave në listë të hapur, këta të dy kanë marrë më shumë votime nga të gjithë kolegët e tjerë duke kryesuar listën. Pas tyre, në "top-3", renditet Blendi Gonxhe. Po ashtu, bie në sy edhe fakti që deputetë aktualë të Kuvendit si Etjen Xhafa dhe Toni Gogu kanë marrë 0% të votave, duke u listuar të fundit në krahasim me të tjerë.
Mesa duket për qytetarët e Tiranës nuk e kanë merituar një mandat tjetër në sallën e Kuvendit.
RENDITJA E TË VOTUARVE:
Endrit Brahimllari/Erion Braçe- 13%
Blendi Gonxhe-7%
Edlira Dyrmishaj- 6%
Andi Seferaj/ Anila Denaj/Ervin Hoxha- 5%
Fatmir Xhafaj- 4%
Arben Pëllumbi/ Ornaldo Rakipi/ Ylli Shehu- 3%
Blendi Sulaj/ Antonela Dedej/ Blerina Gjylameti/Etilda Gjonaj/Florian Pullazi/ Halit Valteri/ Mimi Kodheli/ Pandeli Majko/ Persida Shkrepa - 2%
Entela Ramosaço/ Ermonela Felaj/ Glindxhet Madhi/ Halil Koloshi/ Julinda Dhame/ Kejsi Elezi/ Klotilda Bushka/Olta Xhaçka/ Plarent Ndreca/ Roy Bashaj/ Silda Çepe/ Sofika Lleshi/ Xhemal Qefalia - 1%
Eldi Çepeli/ Etjen Xhafa/ Mirgit Vata/ Toni Gogu- 0%
I njëjti sondazh u mbajt edhe për kandidatët në listën e hapur të Partisë Demokratike. Mhill Gecaj kryesonte në Tiranë me 35% të votave, i ndjekur nga doktori Ilir Alimehmeti dhe deputetja Dhurata Çupi./ZËRI