
Edi Rama
TIRANË- Gjatë takimit me asamblenë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10, kryeministri Edi Rama foli dhe për pretendimet nga opozita që George Soros ka një ndikim të madh në vendin tonë, deri tek drejtësia.
Edi Rama: Thonë që reformën e bëri Soros këtu, por si e bëri? Në çfarë forme, futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë, 1 miliarder nga më të mëdhenjtë e botës ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri, kuptoni apo jo. Të ishte ndonjë sorkadhe apo ndonjë fazan hajde se thotë njeriu këta miliarderët kanë edhe këta tekat e veta gjahtar tjetri dhe kjo sorkadhe e bukur e la pa mend dhe i shkoi nga mbrapa.
Poll