Politikë

Sot votohet buxheti i vitit 2025, Berisha rikthehet në Kuvend, çfarë pritet të ndodhë

Kjo seancë pritet të zhvillohet me tensione, pasi edhe më parë opozita ka kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit, ku dhe organizoi “mosbindje civile”.

I.F
Sot votohet buxheti i vitit 2025, Berisha rikthehet në Kuvend,
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Në seancën e sotme parlamentare do të votohet nen për nen buxheti i vitit 2025. Kjo seancë gjithashtu shënon rikthimin e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha pas 11 muajsh në Kuvend. Berisha u lirua pak ditë më parë nga arresti shtëpiak pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit hoqi masën e caktuar ndaj tij.

Kjo seancë pritet të zhvillohet me tensione, pasi edhe më parë opozita ka kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit, ku dhe organizoi “mosbindje civile”. Një ditë para seancës plenare, demokratët kanë kërkuar disa shtesa në projektligj dhe kanë depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë listën me 34 amendamendet e tyre. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi ditën se demokratët kanë për qëllim që t'u vijnë në ndihmë me propozimet e tyre të gjithë qytetarëve. Ndër amendamentet e propozuara nga PD, përfshihet caktimi i minimumit jetik në 200 euro, rritjen e pensioneve dhe shtimin e fondeve për spitalin Onkologjik.

Po ashtu, nga ana tjetër edhe deputetët e Partisë së Lirisë kanë bërë propozimet e tyre, sërish duke u fokusuar tek pensionet, rritja pagave dhe ndihma ekonomike.

AMENDAMENTET E DEMOKRATËVE:

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë – SALI BERISHA

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve – SALI BERISHA

3. Caktimin e minimumit jetik 200 euro (20 mije leke) – FLAMUR NOKA

4. Rritja e pensioneve 5-fishimi i fondit te propozuar (nga 1.6 ne 8 miliarde leke) – GAZMENT BARDHI

5. Parashikimi i fondeve për bonusin e vitit 2025 për pensionistët – GAZMENT BARDHI

6. Rritja e fondeve për ish- pronarët – OERD BYLYKBASHI

7. Tre-fishimi i fondeve per ish te perndjekurit (nga 1.2 miliarde leke ne 4.2 miliarde leke). – GRETA BARDELI

8. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te arsimit (rritje graduale me 1% cdo vit). – EDMOND SPAHO

9. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise (rritje graduale me 1% cdo vit). – TRITAN SHEHU

10. Pezullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (pervec dializes). – ALBANA VOKSHI

11. Shtimim e fondit prej 1 miliard lekë për qeset tumorale – ALBANA VOKSHI

12. Shtimin e 0.5 miliard lekë për rimbursimin LMC – ALBANA VOKSHI

13. Rritja me 10% e pagave te gjithe administrates publike (pervec pagave te drejtuesve te larte). – SORINA KOTI

14. Rritja me 20% te pagave ne shendetesi. – SORINA KOTI

15. Rritja me 20% te pagave te mesuesve dhe pedagogeve. – INA ZHUPA

16. Kerkimi shkencor, fond te dedikuar prej 2 miliarde leke. – INA ZHUPA

17. Rritja e fondeve te ilaceve te onkologjikut (10% te akcizave duhan alkol, jo me pak se 15 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI

18. Rritja me 50% te fondeve per barnat e rimbursueshme (60 mln euro shtese). – ZHENI GJERGJI

19. Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (shtese 13 miliarde leke). – XHELAL MZIU

20. Pakete mbeshtetese financiare per prodhuesit vendas 5 miliarde leke (kompensim nga shfuqizimi i euros). – JORIDA TABAKU

21. 120 mln euro subvencione per fermeret, blegtoret dhe agroindustrine. – BLEDION NALLBATI

22. Pergjysmimi i shp.operative te qeverisjes qendrore (pa cenuar shp jetike, sigurise dhe vendimet gjyqesore te formes se prere). – EMILIA KOLIQI

23. Trefishimi i fondeve per mirembajtjen e rrugeve. – FLAMUR HOXHA

24. Pagesë për paruket dhe materialete tjera të nevojshme për zonjat që vuajmë nga sëmudje të kancerit – NJË GRUP ZONJASH DEPUTETE TË PD

25. Shtesë 3 miliard leke per te perballuar efektet financiare te pensionit te minatorëve – TRITAN SHEHU

26. Pezullimin e pagesave për të gjitha PPP dhe koncesionit, dhe fondet të shkojnë për ndërtim shkolle, hapjen e nyjeve lidhese me autostradën Thumanë-Kashar, për programe mbështetëse për të rinjtë, për fëmijët, dhe për arsimin profesional – ANDIA ULLIRI

27. Ndalimin e menjëhershëm të pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë apo janë jashtë funksioni – LUAN BAÇI

28. Shtimin e 500 milion lekë për të mbuluar kostot direkte që pacientet duhet të përballojnë gjatë trajtimit të tyre shëndetësor dhe mjekësor për logopedi, fizioterapi apo mbështetje psiko-sociale – ERALDA BANO

29. Shtimin e 1 miliard lekë për një mbështetje konkrete financiare për studentët me të ardhura familjare të ulta, dhe sidomos të studentëve që vijnë nga familje që të adhurat i kanë në nivelet e pagës minimale, si dhe për të caktuar dhe paguar vlerën financiare të dietës ushqimore për mësuesit dhe punonjësit psiko-sociale që punojnë në distancë të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre – ERALDA BANO

30. Dyfishimi i fondit të bonusit të lindjeve për vitin 2025 në vlerën prej 4.5miliardë lekë dhe në vijim ky fond të indeksohet çdo vit në masën sa norma indeksit të çmimeve të konsumit – LINDITA METALIAJ

31. Fondi i kontingjencës prej 5 miliardë lekë do tëshpërndahet si kompensim financiar ndaj banorëve pronat e të cilëve janë përmbytur ne vitin 1975 nga Hec Fierzës – ISUF ÇELA dhe FLAMUR HOXHA

32. Rritjen me 2.5 miliardë leke të buxhetit 2025 per Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me qëllim perballimin e kostove te punësimit të 2500 logopedëve për Femijët me Autizëm – ELDA HOTI

33. Financimi nga të ardhurat e privatizimeve të ish të përndjekurve politik – BUJAR LESKAJ

34. Shtimi i fondeve për të përndjekurit në masën jo më pak se 0.2 % e PBB – BUJAR LESKAJ.

Por këto amendamende do të marrin kartonin e kuq të socialistëve. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, Niko Peleshi u ka kërkuar deputeteve të jenë të pranishëm dhe aktiv në seancën e sotme ku do të diskutohet buxheti. Sa i përket amendamenteve të PD, u është dhënë porosi të gjithëve që të dëgjojnë me vëmendje propozimet e demokratëve, por në fund të votojnë kundër tyre. Deputetët e PS kanë edhe një plan tjetër nëse opozita do të vijojë me aksionin e mosbindjes civile brenda në sallë, tashmë që pjesë e tyre do të jetë edhe kryedemokrati Sali Berisha. Në rast se ka tensione, do të kalohet direkt në votim dhe nuk do të ketë diskutim nen për nen.

Në parim, buxheti me një vlerë prej 8.2 miliardë euro u votua në 19 dhjetor mes debateve dhe protestave me 75 vota pro, 40 kundër (nga opozita) dhe asnjë abstenim. Sipas projektbuxhetit do të ofrohen 8.2 miliardë euro që do të shpenzohen në paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime, bujqësia dhe skema të tjera. Po ashtu jashtë Kuvendit u mblodhën qytetarët për të protestuar ndaj miratimit të buxhetit 2025. Thirrja për protestë u bë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025, pasi e quajti këtë “buxheti i vjedhjeve”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB