Politikë

Takim pas takimi! Veliaj shkarkoi Ristanin, Rama mbledh të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut

Ndërkohë një ditë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin

F.I
Takim pas takimi! Veliaj shkarkoi Ristanin, Rama mbledh të deleguarit
Edi Rama

TIRANË-Partia Socialiste ka mbaruar zyrtarisht pushimet dhe çdo ditë e presin angazhime. Mbledhjet radhazi kanë filluar që prej 23 gushtit në Pogradec, ku edhe sot kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim të deleguarit politikë për Tiranën dhe deputetët e qarqeve.

Mbledhja vjen një ditë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tërhoqi delegimin e kompetencave për Anuela Ristanin, me argumentin se kjo e fundit kishte refuzuar zbatimin e urdhrave të tij. Ndërkohë pasditen e djeshme Rama mblodhi ministrat e kabinetit dhe drejtuesit e qarqeve, ku në fokus të diskutimeve ishte zbatimi në terren i dokumentit ‘Besa’ dhe ‘Pranisë Besnike’.

Në takimin e sotëm diskutime do të zhvillohen edhe mbi përgatitjen për zgjedhjet vendore 2027 si dhe organizimi i punës në kryeqytet. 

Poll

MOS HUMB