BRITANI E MADHE- Dorian Puka, i riu shqiptar i dëbuar dy herë dhe rikthyer në Britaninë e Madhe ka bërë një reagim...në mënyrën e tij ndaj deklaratave të Nigel Farage. Pasi shqiptari u bë "kryefjalë" për median britanike "The Telegraph", ku iu bë e plotë linja e jetës dhe historiku kriminal, deputeti bërë një reagim të ashpër. Ai sulmoi 28-vjeçarin nga Lezha duke propozuar që Britania të tërhiqej nga zbatimi i vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
View this post on Instagram
Këtë të dielë ishte radha e Dorian Pukës t’i përgjigjej. Në një fotomontazh, i cili është siguruar nga "TopChannel", Puka ka vendosur edhe Farage sikur po darkonin bashkë me nënshkrimin “me vëllain tim Farage”, madje duke etiketuar llogarinë e Farage në Instagram.

Tani mbetet për t'u parë reagimi i deputetit.
Llogaritë e Pukës në rrjetet sociale tregojnë një mënyrë jetese luksoze. Përveç videos së Ferrarit, ai ka postuar imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një 'Porsche Cayenne' dhe një 'Bentley Bentayga'. Ai madje ndau foto të një pushimi në hotelin Carbis Bay në Cornwall./ZËRI