Aktualitet

The Telegraph: Shqiptari hajdut mburret me Ferrari në mes të Londrës! Autoritetet nuk e dëbojnë dot

Dorian Puka, 28 vjeç, u kthye fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar dhe postoi një video 90 sekonda duke ngarë një mjet me vlerë gati 300 mijë paund.

k.m.
The Telegraph: Shqiptari hajdut mburret me Ferrari në mes të
Dorian Puka

BRITANI E MADHE- Dorian Puka është bërë personazh nga gazeta britanike "The Telegraph", e cila i ka dedikaur një artikull të tërë shqiptarit, i cili është dëbuar dy herë nga Britania e Madhe për vjedhje. Edhe pse është dëbuar, ai sërish ka tentuar që të hyjë në vendin ishullor, edhe pse në Shqipëri jeton një jetë mes luksit.

Dorian Puka, 28 vjeç, u kthye fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar dhe postoi një video 90 sekonda duke ngarë një mjet me vlerë gati 300 mijë paund. Zyra e Brendshme pranoi se nuk kishte tagër që të largonte sërish Pukën nga vendi, për shkak se kërkesat e tij për azil ishin marrë parasysh dhe nuk ishin pranuar. Tani çështja e tij varet tërësisht nga Policia britanike.

Puka fillimisht u burgos për 9 muaj në vitin 2016 dhe u deportua një vit më pas pasi tentoi sërish që të bënte një grabitje. Por pronari i banesës e pikasi nga kamerat e sigurisë edhe pse ishte me pushime në Francë. Edhe pse Policia u lajmërua, shqiptari nuk u kap dot nga efektivët. Puka u kap përfundimisht nga oficerë të veshur si civilë, të cilët po patrullonin në Surbiton, në jugperëndim të kryeqytetit, pas një rritje të vjedhjeve lokale. Ai kishte veshur një orë të shtrenjtë, të cilën e kishte vjedhur në një nga banesat ku edhe kishte hyrë. 

Pasi u arrestua, ai u dënua me 3 vjet e gjysmë burg. Gjatë kohës që ai vuante dënimin, "fitoi famë" sepse në qeli përdorte aparatin celular dhe ende postonte në rrjetet sociale. Madje postoi foto nga qelia duke pozuar përkrah kreut të një grupi kriminal që po vuante dënimin prej 12 vitesh për trafik kokaine dhe pastrim parash.

Puka, pasi u kthye në Shqipëri për disa muaj, shkoi sërish në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë dhe ia doli që të hynte sërish në Britaninë e Madhe në dhjetor të vitit 2020. Edhe këtë herë ai ka paraqitur një kërkesë për azil dhe tani pret vendimin e Gjykatës. Ndërkohë që pret, nuk ngurron që të postojë foto dhe video nga pushimet që po bën në Carbis Bay pranë St Ives, Cornëall.

Llogaria e tij në rrjetet sociale përfshin gjithashtu imazhe me makina të tjera luksoze, duke përfshirë një Porsche Cayenne, një Mercedes G-Wagon, një Bentley Bentayga, një BMW X5, një Mercedes AMG dhe një Jaguar XF.

Burimet e tij të financimit mbeten të panjohura, por shpenzimet, duken të pajustifikuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB