Politikë

Tensione në Kuvend, Korreshi-Spiropalit: Mos i ndërprisni fjalën opozitës, apo ju kanë tërhequr veshin?

Më tej, Korreshi ironizoi Spiropalin duke thënë se ai është prej Lushnjës dhe ka frikë kur ajo iu bërtet.

I.F
Tensione në Kuvend, Korreshi-Spiropalit: Mos i ndërprisni fjalën
Saimir Korreshi

TIRANË- Edhe kjo seancë plenare po zhvillohet me tensione në Kuvend, ku kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka mbyllur mikrofonin disa herë opozitës. Pas mbylljes së mikrofonit, demokratët Edmond Spaho dhe Saimir Korreshi ironizuan Spiropalin, duke thënë se “duket sikur e kanë rrahur”. Më tej, Korreshi ironizoi Spiropalin duke thënë se ai është prej Lushnjës dhe ka frikë kur ajo iu bërtet.

Edmond Spaho: Zonja kryetare vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, por edhe në fytyrë, jeni shumë e egër. Duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse ne jemi deputetë dhe ju kemi kryetaren tonë dhe do iu dalim në krahë nëse iu ka ndodhur gjë”

Elisa Spiropali: As sqima juaj estetike nuk është procedurë. Mbylle.

Saimir Korreshi: O kryetare ka një gjë, s’mundet ta prishni, na jepni fjalën, ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin.

Elisa Spiropali: E mbaroi fjalën Noka. Ulu mos blloko foltoren!

Saimir Korreshi: Nuk është mirë kur i ndërpret opozitës fjalën, ne aq minuta kemi, apo ju kanë tërhequr veshin? /ZËRI

Poll

MOS HUMB