Politikë

Tensione në protestë! Berisha largohet, molotov drejt Kryeministrisë, protestuesit heqin gardhin metalik

Gjatë kohës kur disa protestues hodhën molotov drejt Kryeministrisë, një qytetar u përfshi nga flakët për disa sekonda.

F.I
Tensione në protestë! Berisha largohet, molotov drejt
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-  Në protestën e sotme të opozitës pati edhe disa trazira nga protestuesit. Pasi kreu i opozitës mbaroi fjalën e tij, disa pjesëmarrës qëlluan me kapsolla dhe molotov drejt derës së godinës së qeverisë, para gardhit metalik ku ndodhej edhe kordoni i policisë.

Gjatë kohës kur disa protestues hodhën molotov drejt Kryeministrisë, një qytetar u përfshi nga flakët për disa sekonda. Ai u largua me shpejtësi dhe fatmirësisht nuk ka lëndime. Po ashtu, një efektiv policie u lëndua gjatë hedhjes së mjeteve shpërthyese. Menjëherë, policia u përgjigj me spraj lotsjellës, duke neutralizuar situatën./ ZËRI

Poll

MOS HUMB