
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se është bllokuar procesi i numërimit të votave të Diasporës. Në një deklaratë para mediave, Celibashi tha se pas tensioneve mes Opozitës dhe maxhorancës, është marrë vendimi për tu ndërprerë ky proces. Sipas kreut të KQZ-së duhet marrë një vendim, por që aktualisht po vlerësohet situata.
Pjesë nga fjala e Celibashit:
Procesi i numërimit tek Parku Olimpik për qarkun e Korçës ëhstë bllokuar momentalisht. Ndërhyrjet në proces janë të papranueshme. Po e vlerësojmë situatën. Do të na duhet që të marrim një vendim përsa i përket qarkut të Korçës. Do pak kohë pasi fillimisht do të duhet që të bëhet ndarja e zarfeve “A” dhe “B”. Askush nuk e sfidon ligjin. Nuk është çështje kohe, është çështje se si do të duhet të vendosim.
Partia Demokratike ka kërkuar që votat e Greqisë të ndahen pasi sipas tyre aty ka ndodhur një krim zgjedhor. PD ka tentuar edhe të futet brenda perimetrit të sigurisë, por është përballur me drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla. Noka ka urdhëruar numëruesit e PD-së që të ndërpresin procesin.