VLORË- Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim kryetarët e bashkive. Burime bëjnë me dije se takimi ka nisur pas orës 12:00, në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparo, ku në pamjet e mëposhtme tregohet momenti kur ka mbërritur kreu i qeverisë.
Më herët, kanë mbërritur kryetarja e Bashkisë Vlorë, kryetari i Bashkisë Himarë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.
Vieë this post on Instagram
Po sipas burimeve, mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë Reforma Territoriale, ku pritet të jenë të pranishëm edhe kryebashkiakët e Bashkive, të cilat në kuadër të referomës së re territoriale, parashikohen të shkrihen.
Sakaq, gjatë takimit të sotëm, pritet që kryetarët e bashkive të shpalosin në tryezë propozimet e tyre, të cilat i kanë marrë në takime konsultative me qytetarët.
Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet./ZËRI