Aktualitet

"U përdor si 'mburojë' nga 'sorrat'"/ Nëna File i përgjigjet Ramës: S'isha në protestë, çova djalin në terapi!

Sipas saj, gjatë kalimit pranë Parlamentit, ku kishte bllokim të rrugëve, ndaj saj dhe djalit të saj është përdorur spraj me piper.

zh.ll
"U përdor si 'mburojë' nga 'sorrat'"/
edi rama-nene file me djalin e saj

TIRANË- Pamjet e nënës Files me djalin e saj gjatë protestës së qytetarëve, e zhvilluar dje para Parlamentit, prekën shumë njerëz dhe u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ajo ishte përdorur si “mburojë” nga protestuesit, nënë Filja ka reaguar duke hedhur poshtë këtë pretendim.

Përmes një interviste me gazetarin Osman Stafa, File Bulku i është përgjigjur kryeministrit Rama duke thënë se nuk kishte shkuar për të protestuar, por po shoqëronte djalin e saj në terapi, pasi ai është me çrregullim të spektrin autik. Nëna File i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të përballet drejtpërdrejt me të për deklaratat e tij. Sipas saj, gjatë kalimit pranë Parlamentit, ku kishte bllokim të rrugëve, ndaj saj dhe djalit të saj është përdorur spraj me piper.

Biseda e File Bulut me gazetarin:

Bulku: Unë nuk isha fare në protestë. Çova çunin në terapi dhe rrugët ishin të bllokuara. Duke u kthyer nga Parlamenti, më hodhën piper në sy.

Gazetari: Pra, ti ke qenë rastësisht aty?

Bulku: Po, isha rastësisht.

Gazetari: Po kryeministri thotë se të kanë sjellë të tjerë?

Bulku: Jo, jo. Le të vijë të përballet me mua kryeministri. Le të përballen me mua edhe policët.

Gazetari: Çfarë ndodhi aty?

Bulku: Te Parlamenti rrugët ishin të bllokuara. Kur ika ishin të hapura, por kur u ktheva më hodhën piper në sy. A i hidhet një djali piper në sy? Jo, kryeministër, po i hyn në gjynah djalit. Të ballafaqohet me mua Edi Rama

“Nuk isha fare në protestë. Po vija nga Kamza, çova çunin në terapi, por rrugët ishin të bllokuara. Kalova nga Parlamenti dhe aty më hodhën piper. I hodhën piper edhe djalit. Isha aty rastësisht”, është shprehur nëna File. Ajo shihet duke përqafuar fort të birin, ndërsa të dy shfaqen të përlotur dhe të tronditur, pasi u prekën nga uji me piper i përdorur gjatë ndërhyrjes së policisë.

"U përdor si 'mburojë' nga 'sorrat'"/
pamjet: nena file me djalin e saj

Por, çfarë deklaroi Rama?

Gjatë mbledhjes së zgjeruar me socialistët, kryeministri Edi Rama foli për rastin në fjalë, duke pretenduar nëna File ishte marrë nga protestuesit për t’u përdorur si “mburojë” ndaj policisë. Sipas Ramës, qëllimi i protestuesve nuk ishte solidarizimi me të, por kthimi i saj në një “viktimë të policisë”.

Më tej, kryeministri shtoi se qeveria ka dyfishuar mbështetjen për fëmijët në spektrin autik, ndërsa kritikoi mënyrën se si, sipas tij, u përdorën pamjet e nënës me djalin e saj.

“Flamingot na treguan plagën që ta mbyllim ne, sorrat dhe korbat e kruajnë atë që ta mbajnë sa më gjatë hapur. Ata kërkojë provën e empatisë sonë, kurse sorrat kërkojnë gjak. Flamingot na treguan dhe unë po ju rikthej te historitë e mia, me një histori që besoj e keni parë të gjithë: atë nënën me fëmijën me spektër autik të cilën korbat e kishin marrë me vete te Parlamenti për ta kthyer në viktimën e policisë që ishte aty për të mbrojtur depyutetët nga të verbërit e dhunshëm të Shqipërisë.

Ne sapo e kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë, por përjetimi për atë nënë është tjetër, sepse ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë. Pikërisht aty në fund të hendekut e futën sorrat dhe korbat dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë te Parlamenti dhe për ta akuzuar duke e përdorur si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit.

Dhe pastaj e vunë dhe përpara kameras, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për të qarë hallin. I kthyen lotët e saj në breshër, përmes algoritmit, pastaj e lanë dhe u nisën për te mikrofoni në bulevard.”, u shpreh Kryeministri./ZËRI

Poll

MOS HUMB