FIER- Rozalinda Plaka, që u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri Refit Buzi, gjatë ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në Roskovec të Fierit, ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor.
Burime bëjnë me dije se 24-vjeçarja ka lënë ambientet e spitalit dhe pritet të jetë një nga dëshmitaret kryesore për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ku 35-vjeçari vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën, dhe më pas u vetëvra pas rrethimit nga forcat speciale RENEA.
Ndërkohë, nëna e 24-vjeçares, Belere Plaka, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati rreth pesë orë, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit. Sipas burimeve spitalore, gjendja e saj vijon të jetë e rëndë dhe aktualisht ndodhet nën kujdes intensiv./ZËRI