Politikë

Ultimatumi për shkarkimin e nënkryebashkiakëve, kryebashkiakët demokratë nuk i binden Ramës: Nuk zbatojmë urdhra politikë!

Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, kryetarit i Bashkise së Mirditës, Albert Melyshi, dhe ai i Himarës, Vangjel Tavo, paralajmërojnë se nuk do të zbatojnë urdhrin e Ramës.

zh.ll
Ultimatumi për shkarkimin e nënkryebashkiakëve,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryebashkiakëte vendit, në formë ultimatumi, që deri ditën e hënë të kenë larguar nga detyra nënkryetarët e Bashkive. 

Megjithatë, kërkesa e Ramës ka marrë edhe kundërshtimet e para. Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, kryetarit i Bashkise së Mirditës, Albert Melyshi, dhe ai i Himarës, Vangjel Tavo, paralajmërojnë se nuk do të zbatojnë urdhrin e Ramës. Ata janë shprehur se nuk do të shkarkojnë nënkryetarët vetëm se këtë e kërkon kryeministri.

Qosja ka theksuar se nuk do t'i bindet urdhrave të kryeministrit, teksa thotë se nënkryetarët do i shkarkojë në varësi të performancës. 

“Nuk i bindem urdhrave politik të kryeministrit, isha këtu si kryetar i bashkisë, kryetarët e njësive administrative do i shkarkoj në varësi te performancës”, tha ai.

Kryebashkiaku Tavo u shpreh se fillimisht duhet t'i testojë nënkryetarët e tij nëse duhet të qëndrojnë apo jo në detyrë, pasi janë të rinj: "Nënkryetarët e mi janë të rinj”.

Melyshi gjithashtu thotë se nuk do të zbatojë urdhrin politik të Ramës. Duke folur për mediat, ai thekson se pushteti vendor është i pavarur. Melyshi u shpreh se nuk mund t'i shkarkojë me urdhra, teksa thekson se ai vlerëson punën e tyre përmes një analzie pune.

“Pushteti vendor është i pavarur. Bashkia Mirditë bazohet në bazë të performancës së punës së administratorit jo në urdhëra politik. Është mënyra si e vlerësoj unë punën e tyre, çdo 3 muaj analizë të punës. Jo me urdhëra.", tha Melyshi. 

Poll

MOS HUMB