Politikë

“Veliaj në burg, jep dorëheqjen”/ Rama: Presion qesharak, nuk e ha këtë

Rama u shpreh se kjo teori nuk funksionon për të

F.I
“Veliaj në burg, jep dorëheqjen”/ Rama: Presion qesharak,
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari, i cili i kërkoi të japë dorëheqjen duke u shprehur se “kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është në burg”. Rama u shpreh se kjo teori nuk funksionon për të dhe sipas tij proceset hetimore janë shpresa e vetme e kënetës së madhe, por edhe e moçaleve të vogla.

Edi Rama: Ku i ke parë këto dorëheqjet me asosacion se nuk të kuptoj, e di që tani më kjo historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla. Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS. Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej. Pse ndodh sot? Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'.

Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI

Poll

MOS HUMB