Politikë

Vendi i gjunjëzuar nga përmbytjet, Rama: Nuk e kuptoj pse nuk më fajësojnë mua dhe në vendet e rajonit, çudi e madhe

Në një postim ironik në X, Rama thotë se është habitur si nuk po e fajësojnë edhe për përmbytjet në vendet e tjera të rajonit

E.K
Vendi i gjunjëzuar nga përmbytjet, Rama: Nuk e kuptoj pse nuk më
edi rama

TIRANË- Teksa vendi prej pothuajse 48 orësh është nën pushtetin e përmbytjeve, ku mijëra familje janë nën ujë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë ironi në rrjetet sociale.

"Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf", shkruan Rama në një postim në X. 

Prej ditës së martë, i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje, bllokim dhe prishje rrugësh dhe probleme të tjera për jetën e qytetarëve.

Megjithatë për kreun e qeverisë, përgjegjësia nuk është e institucioneve, që nuk kanë marrë masat e duhura në pastrimin e kanaleve kulluese, por e sasisë së madhe të reshjeve, që e kanë bërë situatën të pamenaxhueshme.

Vetë Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Paris, ku pati një takim dhe me presidentin francez Emmanuele Macron. /ZËRI

Poll

MOS HUMB