Politikë

Zbardhet relacioni i KQZ/ Tiranës i shtohet një mandat, Korça mbetet me një deputet më pak

Neni 75 i Kodit Zgjedhor përcakton riteret dhe procedurat për caktimin e numrit të mandateve.

F.m
Zbardhet relacioni i KQZ/ Tiranës i shtohet një mandat, Korça
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shtuar një mandat Tiranës dhe i ka hequr një deputet Korçës. Në relacionin e zbardhur nga gazetarja e Report TV, Esiona Konomi thuhet se numri total i shtetasve 4627824 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 33056 si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati.

Si janë ndarë mandatet për zgjedhjet e vitit 2025:

Berat 7 mandate
Dibra 5 mandate
Durrës 14 mandate
Elbasani 14 mandate
Fieri 16 mandate
Gjirokastra  4 mandate
Korça 10 mandate
Kukës  3 mandate
Lezhë 7 mandate
Shkodër 11 mandate
Tirana 37 mandate
Vlora 12 mandate

Totali 140 mandate

Zbardhet relacioni i KQZ/ Tiranës i shtohet një mandat, Korça
Mandatet

Si ndahen mandatet?

Neni 75 i Kodit Zgjedhor përcakton riteret dhe procedurat për caktimin e numrit të mandateve. Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore përcaktohet në raport me numrin e shtetasve të secilës zonë zgjedhore. Çdo mandat përfaqëson një numër afërsisht të njëjtë shtetasish. Numri total i shtetasve, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, pjesëtohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, duke përcaktuar numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati të Kuvendit.

Çdo zone zgjedhore i caktohet fillimisht një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga pjesëtimi. Në rast se në përfundim të veprimit të kryer, një apo më shumë mandate mbeten pa u shpërndarë, ato u shpërndahen zonave mbi bazën e presjes dhjetore me të madhe të përftuar nga pjesëtimi. Shpërndarja e mandateve të mbetura kryhet në rend zbritës, duke filluar nga zona me presjen dhjetore më të madhe. Në rast se edhe pas zbatimit të pikës 5 të këtij neni presja dhjetore e dy apo më shumë zonave është e njëjtë, mandati i fundit i caktohet asaj zone që, pas përllogaritjes sipas pikës 3 të këtij neni, ka numrin më të madh të mbetur të shtetasve që nuk kanë prodhuar mandat të plotë. Në rast se dy apo më shumë zona zgjedhore, edhe pas zbatimit të pikës 6 të këtij neni, kanë numër të njëjtë shtetasish, të cilët nuk kanë prodhuar mandat të plotë, mandatet ndahen me short nga KQZ-ja. Hedhja e shortit bëhet kurdoherë publike dhe në prani të subjekteve që kanë përfaqësues të përhershëm në KQZ.

Poll

MOS HUMB