TIRANË- Partia Demokratike ka zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave të saj. Këshilli Kombëtar i PD ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit.
Flamur Noka është rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke siguruar një mandat të ri katërvjeçar si numri dy i PD-së. Ai mori shumicën e votave të Këshillit Kombëtar, ndërsa rivali i tij, deputeti Saimir Korreshi, mori vetëm 84 anëtarë.
Rikonfirmimi i Nokës vjen pas debatit të zhvilluar në mbledhjen e së mërkurë, ku anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, ka kundërshtuar mënyrën e zhvillimit të procesit, duke iu drejtuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me fjalët: "Ne nuk jemi kartona, ti ke vendosur për Mulin." Por, pavarësisht përplasjes, gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm vjoi e hapur.
Ndërkohë, Gazment Bardhi do të vijojë të mbajë postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, ndërsa po ashtu dhe Agron Gjekmarkaj është rikonfirmuar si nënkryetar. Belind Këlliçi u zgjodh gjithashtu nënkryetar, pasi fitoi përballë Luçiano Boçit me një diferencë prej 64 votash. Strukturës drejtuese i bashkohen edhe Nikola Kedhi, si përfaqësues i të rinjve, dhe Erisa Bajaziti, si përfaqësuese e diasporës.
Sa i përket sekretariateve, Klevis Balliu u zgjodh sekretar Organizativ, Andi Mustafaj sekretar për Burimet Njerëzore, ndërsa Ylli Asllani sekretar për Pushtetin Vendor.
Rezultatet e plota:
Sekretari i Përgjithshëm
Flamur Noka 184 vota
Sajmir Korreshi 84 vota
Nënkryetari nga strukturat
Belind Këlliçi 177 vota
Luçiano Boçi 113 vota
Nënkryetari nga të rinjtë
Xhonatan Pano 101 vota
Nikola Kedhi 174 vota
Nënkryetari nga Diaspora
Besa Manaj 69 vota
Erisa Bajaziti 193 vota
Sekretar Organizativ
Agron Loka 86 vota
Klevis Balliu 197 vota
Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani 192 vota
Renald Rista 61 vota
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafa 192 vota
Mario Runa 81 vota
Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin
Gentian Kaprata 135 vota
Maksim Kola 129 vota
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Arlinda Ahmetaj 59 vota
Marash Logu 215 vota
Sekretar për Çështjen e Pronave
Endira Bushati 158 vota
Ledina Mandia 106 vota
Sekretar për Marrëdheniet me Publikun
Denisa Kele 108 vota
Viola Kapedani 131 vota
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri 185 vota
Ledio Nuraj 89 vota
Sekretar për Organizatat Partnere
Eva Metaj 171 vota
Malvina Lika 112 vota
Sekretar për të Përndjekurit Politik
Lorenc Luka 103 vota
Shkëlqim Lepenica 158 vota
Sekretar për Integrimin Europian
Fjoralba Dizdari 172 vota
Silvia Hasaj 107 vota
Sekretar për Pushtetin Vendor
Agron Haxhimali 78 vota
Ylli Asllani 179 vota
Sekretar për Diasporën
Et’hem Aga 209 vota
Petrit Tafaj 43 vota
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu 174 vota
Jurgen Spaho 112 vota
Komisioni i Apelimit (5 anëtarët më të votuar)
Adriana Kalaja 238 vota
Besart Logu 163 vota
Shaqir Manjani 143 vota
Suina Asllanaj 112 vota
Gentian Koçi 104 vota
Ankelita Çela 97 vota
Mark Lleshi 94 vota
Lukas Heirdon 84 vota
Arsen Dushku 58 vota
Çajup Shehaj 48 vota
Me plotësimin e strukturave drejtuese, demokratët synojnë të konsolidojnë ekipin politik që do të shoqërojë kryetarin Sali Berisha në drejtimin e opozitës dhe në përballjet e ardhshme politike./ZËRI
