Politikë

“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon 'të shitet tek të huajt', ju doni t’i mbyllni dyert

Rama shprehet se shqiptarëve iu janë futur xixat me njëri-tjetrin dhe zihemi edhe për faktin sesa bëjnë një plus një.

F.I
“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin në Zvërnec. Rama ka publikuar një artikull ku shkruhet se pavarësisht tensioneve gjeopolitike, në Mykonos investimet nga kompani ndërkombëtare nuk ndalen dhe se turizmi është në kulmin e saj. 

Kreu i qeverisë shprehet se vendi fqinj vijon që të “shitet” tek të huajt me sukses, kurse shqiptarëve iu janë futur xixat me njëri-tjetrin dhe zihemi edhe për faktin sesa bëjnë një plus një. Rama referuar protestave, shkruan se e gjithë bota e zhvillon turizmin duke e matur me investimet e huaja, ndërsa në Shqipëri po matet me sa rezistohet kundër tyre.

Edi Rama:

GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË ZIHEMI MESVETI EDHE PËR 1+1 QË BËJNË 2, E TË VIJMË VËRDALLË NË UDHËKRYQ KUR KONKURENCA  VAZHDON VRAPIN PËR MË SHUMË INVESTIME TË HUAJA…

PO SI MUND T’I MBYLLIM NE RRUGËT PËR KAPITALET E MËDHA, TANI QË ATO PO NISIN TË VIJNË NË SHQIPËRI PAS TËRË MUNDIT TË MADH QË KEMI BËRË PËR TË ARDHUR NË KËTË PIKË?!

PO TËRË BOTA E ZHVILLON TURIZMIN DHE EKONOMINË DUKE U  MATUR ME SA INVESTIME TË HUAJA TËRHEQ, NDËRSA NE DO TË MATEMI ME SA REZISTOJMË KUNDËR TYRE?!

KJO ËSHTË NJË FTESË PËR VETËPRAPAKTHIM KOLEKTIV QË SHQIPËRIA NUK MUND, NUK DUHET DHE NUK KA PËR TA PRANUAR??

Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Saëiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027.

Poll

MOS HUMB