Politikë

3 vite punë e detyruar për mjekët! Debate te 'Edukimi', PD: Tarifat 3-fish më të larta! PS: GJK s’e rrëzoi ligjin

Pjesë e diskutimit ishte dhe kostoja vjetore e studimet për studentët.  

F.I
3 vite punë e detyruar për mjekët! Debate te 'Edukimi',
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që detyron Kuvendin që të rishikojë ligjin për studentët e mjekësisë, ka rikthyer debatet në komisionet parlamentare. Deputetët e opozitës në mbledhjen e Komisionit të Edukimit kërkuan llogari për mospraninë e ministreve, ndërsa zv. ministra e Arsimit sqaroi se drafti i ri plotëson vetëm kërkesa e Kushtetueses. Pjesë e diskutimit ishte dhe kostoja vjetore e studimet për studentët.  

‘Deputetët janë mashtruar me shifrat që vunë në dispozicion. Kostoja që sollët ju në relacion ishte 3 fish më të lartë, si i mashtruat ju deputetët, dhe a ishte kjo një truk për të thënë që situate është e rëndë se ne paguajm shumë tek këto. Janë rreth 7 milion lekë, ndërsa 2 milion e 400 mijë lekë në 2024, ndërsa në relacionin tuaj është shumë e lartë, ose lapsus ose për të mashtruar deputetët e kuvendin. Keni afat deri ditën e nesërme të sillni koston që ju ka vënë UMT në dispozicion, nuk mund te mashtroni,'- tha Zhupa.

‘Kostot janë të përllogaritura nga fakulteti,’- u shpreh Erzen Tola, sekretar i Përgjithshëm në MAS.

Për Ministrinë e Arsimit, përmbysja e 2 porosive të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen me uljen e viteve të punës së detyruar për studentët e mjekësisë por edhe garantimi i punësimit, e shtojnë edhe më shumë karakterin incentivues të ligjit.

‘Ajo çfarë ne shikojmë në këto propozime të ardhura që janë edhe në ligjin 60/2023, por edhe në ndryshimet që po bëhen brenda 3 muajve nga diplomimi u sigurohet punë, në të kundërt marrin pagesë sa 80% të pagës së një mjeku të familjes, pra këto janë masa incentivuese.’- tha Kapaj, zëvendës ministre Arsimi.

Ligji për studentët e mjekësisë kaloi në Kuvend më 21 korrik 2023. Çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, pas qëndresës së vazhdueshme që bënë studentët e Mjekësisë. Gjykata u ka dhënë përkohësisht të drejtë studentëve, të cilët bojkotuan rreth një muaj vitin e ri akademik 2023-2024./ZËRI

Poll

MOS HUMB