Politikë

Aksioni i opozitës në Kuvend, Meta me ide shtesë: Të intensifikohet, duhet kreativitet!

Në fjalën e tij gjatë një konference me gazetarët, Ilir Meta tha se aksioni duhet që të intensifikohet, por vetë nuk ka thënë asnjë sugjerim për deputetët e tjerë.

k.m.
Aksioni i opozitës në Kuvend, Meta me ide shtesë: Të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar aksionin e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij gjatë një konference me gazetarët, Ilir Meta tha se aksioni duhet që të intensifikohet, por vetë nuk ka thënë asnjë sugjerim për deputetët e tjerë. Gjithashtu, ndër të tjera në fjalën e tij, Meta gjithshtu akuzoi qeverinë për bllokimin e punës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

KONFERENCA ME GAZETARËT:

Meta: Punën e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore e bllokon Edi Rama dhe maxhoranca. Ashtu sikur edhe ju jeni në dijeni janë të paktën 47 deputetë opozitarë që kanë dorëzuar kërkesën në mënyrën më legjitime që të kenë bashkëkryetarin, por për shkak të parimit të propocionalitetit që e ka rregullorja. Është detyra e maxhorancës që t'i japë fund diversionit dhe të zhbllokohet puna pa bllokuar askënd. E dyta, kam pasur përshëndetje telefonike me zotin Berisha, i kam shprehur solidaritetin tim. Kam pasur takime me eksponentë të PD, siç është zoti Flamur Noka. Opozita po punon në disa drejtime, sot zgjodha që të tërheq vëmendjen time në disa probleme tepër serioze dhe ekonomike dhe një dobësim të ekonomisë familjare përtej manipunimeve dhe propagandës.

Jeni dakord me aksionin që po zhvillon opozita në Kuvend? A janë marrë rezultatet e kërkuara?

Meta: Aksioni opozitar ka pasur një jehonë të konsiderueshme. Është një aksion që ka nevojë për bashkërendim dhe kreativitet. Por duhet të intensifikohet dhe duhet të jetë më kreativ. Kemi të bëjmë me një situatë sfidante. Kjo është arsyeja sa i takon ligjit që u bë për të çbërë Komisionet hetimore si e drejtë kushtetuese. Kjo është arsyeja e përshkallëzimit të dënimeve, edhe anëtarit të Këshillit Bashkiak, zotit Blushi, ia kanë hequr mandatin për 2 muaj për një simbolikë tepër etike dhe asgjë më shumë. Fola për konsistencë, për qëndrueshmëri. Janë të bazuara në kërkesa të drejta dhe parimore. Nuk është opozita ajo që po e pengon komisionin por maxhoranca, e cila në bazë të interesit të saj që mbron dhe garanton integritetin e votës kërkon që të çbëjë opozitën si mbrojtëse legjitime të qytetarëve./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB