
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka folur për mediat pas dështimit të mbledhjes fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore, që çoi në mbajtjen e takimit online. Në takim u miratua kalendari i punimeve.
Gjiknuri u shpreh se nuk e kupton bllokimin e punës së Komisionit nga ana e opozitës, ndërkohë që ajo duhet të ishte e para palë e interesuar që punët të shkonin para.
DEKLARATA E PLOTË E DAMIAN GJIKNURIT:
Komisioni është gjithëpërfshirës, është ngritur nën frymën e përfaqësimit të rrymave politike që janë në Kuvend. Asnjë zë aty nuk është i pa përfaqësuar. Veto është më shemër të bllokuar, pretendimi i ngritur. Nuk duhet të mbahemi tek çështja e vetos, palët kanë ekspertet e përfshirë për të ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Vullneti i mazhorancës është që të dëgjoje të gjitha palët. Opozita të vijë me propozime konkrete dhe të diskutohet me ekspertë të OSBE-ODIHR. T’i diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje konkrete me pretendimet e tyre. I kërkoj opozitët mos e pengoni zhvillimin e komisionit pasi është në interesin tuaj. Partia Socialiste mund të jetë edhe e qetë me këtë Kod Zgjedhor, sepse është në pushtet. Opozita duhet të jetë e interesuar dhe nuk e kuptoj se pse opozita tenton të bllokojë një çështje, që është në interesat e saj. Hajde diskutojmë mbi çështjet që i shqetësojnë ata. Ata po zihen për një karrige dhe koha ikën.
Cështja e sistemit është politike, cdo parti propozon sistemin që i volit asaj, sipas interesit të saj. Për sistemin nuk ka rekomandim, sistemin e kemi shumë të mirë, gjithësesi do i dëgjojmë të gjitha palët, edhe në këtë process do jemi gjithëpërfshirës Po të shikoni vendimin e komisionit për krijimin e komisionit të reformës zgjedhore aty flitet për parti politike jo grupe, PS nuk mund të bëhet gjykatëse të vendosë kujt i takon e drejta e përfaqësimit. Ama mund të siguroj se të gjithë të përfshirët nga të gjitha partitë janë njëlloj dhe të barabartë dhe jemi jemi të hapur për çdo propozim. Pse të humbim kohë kur unë po e them të diskutohet mbi produktin. Të diskutohet mbi çëshjtet që u intersojnë atyre. Unë preferoj mbledhjen fizike, ama mundësia alternative ekziston. Ata që kanë marrë përsipër këto bllokime e lëvizje mos mendojnë se bllokojnë punën. Unë me zor nuk ftoj asnjë aty, Komisioni të krijon mundësitë, unë garantoj gjithëpërfshirjen, por kur nuk duan të marrin pjesë, bojkot mund të quhet.
Mazhoranca garanton qëndrim të barabartë ti kalojmë dhe analizojmë në OSBE-ODIHR. Ka mbi një vit që opozita nuk është në normalitet, kanë probleme të përfaqësimit të tyre. Ishte vjeshta e flakës e zjarrit në Kuvend, nuk ishte mundësia për Komisione, prandaj tani po përpiqemi dhe po ofrojmë mundësi. PS ka qëndrimet e saj po dëgjojmë opozitën, por kemi dhe ne kartat tona. Opozita shpesh i vë gishtin shitblerjes së votave por nuk janë gjëra që i zgjidh kodi zgjedhor. Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është çelsi për të zgjidhur çdo gjë.