Politikë

Akuzat e opozitës, Olta Xhaçka: Nuk ka favor nga shteti, kemi marrë edhe kredi

Xhaçka ka deklaruar se nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes.

f.t
Akuzat e opozitës, Olta Xhaçka: Nuk ka favor nga shteti, kemi
Olta Xhaçka

TIRANË-Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka komentuar akuzat e opozitës, për përfitime të paligjshme apo konflikt interesi. E ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Xhaçka u shpreh se nuk ka folur deri tani se ka respektuar institucionet e drejtësisë. Xhaçka ka deklaruar se nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes.

"Unë besoj se kam bërë një gabim shumë të madh, pasi nuk është ashtu si e tregojnë. Statusi i investitorit strategjik është një stimul që qeveria ia bën ekselencës. Nuk jemi më në komunizëm. Është investim privat, në pronë private. Nuk ka ndodhur të lidhet as uji, as të jepet plazhi në përdorim as lidhja e dritave. Nuk ka vendim që përjashton familjarë të deputetëve apo ministrave të merren me biznes dhe të mos diskriminohen. Ndalesa është që nuk mund të përfitojnë të ardhura nga prona publike, nuk mund të përfitojnë prona publike.Sot shumë deputetë të parlamentit kanë fëmijë ekselentë dhe përfitojnë para publike, dhe kjo nuk është privat por publik. Unë dhe im shoq i kemi pasur punët e ndara, nuk dua ti bëj avokatinë sipërmarrjes së tij, por ai është shkëputur në momentin që ne kemi krijuar një familje bashkë. Është marrë me biznes që në vitin 1991. Nuk bëhet fjalë për dikë të pasuruar nga politike,"-tha Xhaçka.

Sa i përket mungesës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Xhaçka u shpreh se e mori vesh te dera për pikën që do të diskutohej dhe nuk mund të votonte.

"Kam menduar që nuk mund të votoja apo të isha pjesë e nje vendimarrjeje që ka lidhje me familjarët e mi. Ishte përgjegjësi etike. Nuk pyeta Ramën i thashë sekretaris,"-u shpreh ajo.

Xhaçka gjithashtu tha se bashkëshorti i saj e “kishte ëndërr” këtë investim, dhe madje ka marrë edhe kredi për ta realizuar.

“Nuk është e ndaluar që familjarët e politikanëve të bëjnë biznes. Nuk jemi në komunizëm. Është një investim që ndodh në një fushë strategjike. Në një pronë private, me leje të marrë...përpara aplikimit të statusit. Ky investim nuk ka pasur nevojë për asnjë lehtësi procedurale. Për shkak se në atë zonë investime të tjera të rëndësishme kishin status strategjik, i lindte e drejta edhe këtij investimi të bënte të njëjtën gjë.Ky projekt ka qenë ëndrra e tij, patjetër që kemi folur. Ai ka dashur të realizojë një gjë e cila ishte shumë e dobishme për ekonominë atje. Mund të ndërtonte njësi banimi dhe të kishte një fitim shumë të shpejtë, por kursimet e tij, ëndrrat e tij, kreditë bankare...padiskutim që kemi marrë kredi. Nuk di t’ua them sa është”,-shtoi deputetja.

Kuvendi në seancën e sotme me 72 votot kundër të PS, vendosi për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. 

Poll

MOS HUMB