Politikë

Olta Xhaçka mban mandatin, Bardhi: Ditë e zezë, nuk ka më drejtësi

f.t
Olta Xhaçka mban mandatin, Bardhi: Ditë e zezë, nuk ka më
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka cilësuar ditë të zezë për Shqipërinë dhe parlamentin, votimin e sotëm në seancë plenare ku me 72 vota kundër, nuk u dërgua në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e legjitimitetit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. 

Bardhi: Çdo vendim gjykate që cënon Edi Ramën griset me sy dhe hidhet në kosh nëse rrezikon atë apo si në rastin e Olta Xhaçkës. Unë nuk pres nga Edi Rama e kam ditur shumë mirë raportin që ai ka me drejtësinë, apeli im vazhdon të jetë për ata, partnerëve ndërkombëtarë që kanë nxitur zbatimin e reformës në drejtësi. Heshtja do të thoshte të mbështesësh grisjen e një vendimi të gjykatës Kushteteuese. Mesazhi i Ramës ishte i qartë, nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën, njësoj siç u soll me Gjykatën Kushtetuese, do të sillet nesër me prokurorinë antikorrupsion. Nuk zbaton vendimin e GJK, sot vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformë në drejtësi. Ditë e zezë për Shqipërinë dhe parlamentin. Ne duhet të marrim një vendim nëse do duhet apo ti drejtohemi Gjykatës së Kushtetuese. Nuk e kuptoj pse do paguhen anëtarët e GJK nëse vendimet e tyre nuk zbatohenHeshtja do të thotë të mbështesësh grisjen e një vendimi gjykatë. Si ndodhi me Xhaçkën ashtu do të ndodhë edhe me vendimet e Prokurorisë së Posaçme. Ditë e zezë. Asnjë qytetarë nuk ka më besim. Unë nuk e kuptoj nga sot për çfarë do të paguhen gjyqtarët në Kushtetuese. Sot Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Nëse Olta nuk e zbaton vendimin, Rama po ashtu, pse duhet ta zbatojnë qytetarët. Kur preket Olta Xhaçka, Olsi Rama dhe Edi Rama nuk ka vendime.

Kuvendi në senacën e sotme votoi për mandatin e Olta Xhaçkës. Me 72 vota kundër dhe me 39 vota pro Kuvendi vendos për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca votoi kundër dërgimit të çështjes së mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB