Politikë

Akuzat e PD se përfitoi prona në Vuno, Rama: E neveritshme, po hidhet baltë mbi familjen time! Prisni padinë

Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso foli për të ashtuquajturat aferat e tokave të Vunoit, fshat nga i cili, kryeministri Edi Rama ka dhënë disa herë se ka origjinën.

k.m.
Akuzat e PD se përfitoi prona në Vuno, Rama: E neveritshme, po hidhet
Edi Rama dhe Ivi Kaso

TIRANË- Një akuzë e bërë nga selia e Partisë Demokratike ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama. Mesditën e sotme, Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso foli për të ashtuquajturat aferat e tokave të Vunoit, fshat nga i cili, kryeministri Edi Rama ka dhënë disa herë se ka origjinën. Në fjalën e tij, Kaso risolli një rrëfim të Ramës, në të cilën kryeministri shprehej se kurrë nuk ka kërkuar pronat e tij në këtë fshat, por për demokratin e kundërta ka ndodhur. Sipas tij, 3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro kishin futur në listën e përfituesëve të pronave familjen Koleka. Madje pretendojnë se pjesë e listës ishte edhe e ëma e ndjerë e kryeministrit Aneta Rama-Koleka.

"Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro,"-tha Kaso në fjalën e tij nga selia e PD. Sipas Kasos, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion. Çështja ka shkuar në Gjykata, ku më pas kanë fituar pasardhësit e familjes Koleka.

Menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetin "X". Në reagimin e tij, Rama thotë se nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë, madje dhe paralajmëron një padi në gjyq për këtë çështje. 

Edi Rama: Përpjekja e dëshpëruar për të bërë një paralele të pamundur, mes pushtetit të përdorur për veten e për familjen dhe pushtetit të vënë në dispozicion të të gjithëve, ku edhe vetja, familjarët apo fisi yt trajtohen njësoj si të gjithë, është një përpjekje që e përshëndes me kënaqësi, sepse aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre! Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujrave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë që në fakt, po i paguajnë me një vetëdiskreditim e vetëturpërim shembullor në sytë e shqiptarëve paudhësitë e panumërta, që i kanë bërë këtij vendi e këtij populli kur kishin edhe gurin edhe arrën, në duart e tyre të mbrapshta e të pista. Por për publikun ka vetëm një fakt. Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone - ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon - nuk i ka marrë ende çertifikatat e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete. Kështu që faleminderit që e hapën këtë gropë në publik për mua dhe bujrum le të hidhen vetë brenda, si zakonisht, por këtë herë me të mirën e madhe që populli do ta shohë dallimin e madh, si në një pasqyrë ku vetëm qorrat me qimen e syrit në tru mund të mbeten pa e kuptuar!

Denoncimi i Sekretarit për Çështjet Ligjore Ivi Kaso mbi aferat e tokave të Vunoit:

•     Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ç`a të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ç`a bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror” - Edi Rama, Himarë, më 24 maj 2024 • 3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka; • Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro; Afera e tokave të Vunoit: • Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjensinë e Trajtimit të Pronave-ATP; • ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion: • Mungesa e vendimit të shpronësimit, • Mungesa e pozicionimit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës. Afera e tokave të Vunoit: • Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019: • Ndryshon vendimin nr.504 dt.30.03.2017 të ATP, • Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj. • Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht; Afera e tokave të Vunoit: ndryshimi i kuadrit ligjor • Ndërkohë, nga vitit 2016 deri në 2020, Rama ndërton një kuadër ligjor (2 ligje dhe 7 VKM), gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë: • Ligj nr. 133, 2015: “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimint pronës”. • Ligj 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, dt.05.03.2020; • VKM nr. 89, dt.03.02.2016; • VKM nr. 222, dt.23.03.2016; • VKM nr. 223, dt.23.03.2016; • VKM nr. 685, dt.28.09.2016; • VKM nr. 766 , dt.20.12.2017; • VKM nr. 1174, dt.24.12.2020 • VKM nr. 1114, dt.24.12.2020; Afera e tokave të Vunoit • Ky kuadër ligjor i mundëson familjes së Edi Ramës trajtimin e kërkesës së tyre për njohje dhe regjistrim në dy aspekte: • Kthimin e pronës në kushtet kur dokumentacioni ligjor nuk ishte i plotë; • Detyrimin e ATP-së të vijojë me regjistrimin e pronës pas vendimit të Gjykatës, dhe jo rishqyrtimin e saj sic parashikonte ligji i mëparshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB