Politikë

'Albcontrol-i' sjell debate tek 'Ligjet'/ Çupi: Fshihni paratë e arbitrazhit! Bushka i ndërpret fjalën

Më pas ka pasur ndërhyrje nga përfaqësuesit e ministrisë dhe mazhorancës në komision, në fund kryetarja e komisionit Klotilda Bushka i ka ndërprerë fjalën Çupit.

E.K
'Albcontrol-i' sjell debate tek 'Ligjet'/ Çupi:
Dhurata Çupi

TIRANË- Diskutimet në lidhje me projektligjin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për “Albcontrol” nga shoqëri aksionare në ent publik, jo buxhetor ka sjellë debate në Komisionin e Ligjeve. Deputetja demokrate Dhurata Çupi u shpreh se ky është një ligj abuziv, i cili sipas saj është hartuar për të fshehur paratë e bllokuara nga arbitrazhi. Më pas ka pasur ndërhyrje nga përfaqësuesit e ministrisë dhe mazhorancës në komision, në fund kryetarja e komisionit Klotilda Bushka i ka ndërprerë fjalën Çupit.

Pjesë nga debatet:

Dhurata Çupi: Është në radhën e pr.ligjeve abuzive, të fshehë të vërtetën, iu transferua 60mln euro ku u blloku veprimtaria e Albcontrol. Çdo lek që i kalohet Albcontrolit i merret nga Becchettit dhe ky është vetëm fillimin...

Bujar Mucaj: Çimentohet elementi publik për këtë ent, është forma e organizmit edhe raportimi me ministrin e linjës është shtetëror-publik dhe jo tregtar...

Dhurata Çupi: Sa mln i janë bllokuar nga arbitrazhi albcontrol-it që doni t’i ndryshoni statusin ligjor.

Klotilda Bushka: Zonja Çupi nuk mund të flisni vetëm ju. E ka kërkuar zoti Deliu fjalën./ZËRI

Poll

MOS HUMB