Politikë

Amnistia në burgje, Manja i shtrin dorën opozitës: Familjet e 700 të dënuarve na presin ne

Manja tha se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme, ndaj e për këtë i ka kërkuar kolegëve parlamentarë të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektligjin e amnistisë

E.K
Amnistia në burgje, Manja i shtrin dorën opozitës: Familjet e 700
Ulsi Manja ne Korce

TIRANË-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkur ndihmën e opozitës për kalimin në Kuvend të amnistisë në burgje. Teksa ishte një një aktivitet në qytetin e Korçës, Manja tha se 700 të dënuar do të fitojnë lirinë në sajë të amnistisë.

Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme, ndaj e për këtë i ka kërkuar kolegëve parlamentarë të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektligjin e amnistisë.

“U përgjigjem të gjithë familjarëve të të dënuarve që presin nga ligji i amnistisë. Ministria e drejtësisë ka bërë detyrën, bëmë një draft të amnistisë, në vlerësimin tim si ministër është një amnisti e gjerë, e kaluam në qeveri dhe e depozituam në parlament. Amnistia ndjek qëllime humane, dhe qëllimi është rehabilitimi dhe riintegrimi i të dënuarve në shoqëri dhe familje, por ka dhe qëllimin se e lehtëson sistemin nga mbipopullimi.

Ne detyrën tonë e bëmë dhe e dorëzuam draftin në parlament, por nuk e konsideroj si detyrë të kryer për sa kohë ligji i amnistisë nuk ka marrë votën e deputetëve në parlament. Është një ligj që kërkon 84 vota pra dhe votën e kolegëve të opozitës. Shfrytëzoj rastin sot nga Korça tju bëj thirrje kolegëve të opozitës, deputetëve të saj, që kanë qenë një shtysë e konsiderueshme për të bërë një draft ligji të amnistisë, që me fillimin e sesionit parlamentar në Janar të bashkojnë votat me ne, ta miratojmë këtë ligj, që tu japim mundësinë afro 700 të dënuarve të bashkohen me familjet e tyre. Duhet ta kishim bërë përpara vitit të ri por qe e pamundur.

Mendoj që si mazhoranca dhe opozita kanë axhendat e tyre politike, por amnistia është akt humanizmi dhe deputetët përfaqësojnë popullin, marrin dhe sensibilitetet e tyre në zona edhe nga familjarët e të dënuarve. Jam besimplotë që edhe kolegët e opozitës do na bashkohen tani në Janar për tu dhënë mundësinë këtyre të dënuarve të përfitojnë një orë e më parë nga amnistia. Parlamenti fillon të hënën e javës që vjen dhe drafti i ligjit të amnistisë është një nga aktet që presin në tryezën e deputetëve të kuvendit të shqipërisë”-tha Manja.

Sa i takon vrasjes së ndodhur në burgun e Peqinit, Manja është shprehur se drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen e rëndë e njëkohësisht ka kërkuar një vëmendje më të veçantë për 12 policët e arrestuar, ku sipas Manjës, faji i vetëm i tyre ishte se ishin në turn në momentin e ngjarjes.

Manja është shprehur se përgjegjësia duhet të jetë individuale për atë ngjarje e jo kolektive.

Lidhur me masat e rrepta të sigurisë të ndërmarra në burgjet e Republikës së Shqipërisë, ministri i Drejtësisë, ka shtuar se masa janë jo vetëm për të burgosurit të rrezikshmërisë se lartë, por herë pas herë ka pasur masa të brendshme dhe për trupën policore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB