Politikë

‘Mora vesh që do arrestohet’, Ylli Manjani i nxjerr sekretin Jul Dedës: Mos harro të më sjellësh cigare

Julian Deda do t’i bashkohet shtëpisë së Big Brother gjatë ditës së nesërme

E.K
‘Mora vesh që do arrestohet’, Ylli Manjani i nxjerr sekretin
Ylli Manjani dhe Julian Deda

TIRANË- Julian Deda është një prej banorëve që do të jetë këtë sezon pjesë e Big Brother. Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e shumëpritur, i cili u konfirmua më pas edhe nga vet aktori i mirënjohur.

“Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”- shkruan Manjani, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.

“Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”- përfundon ai.

Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”, koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg nga GJKKO për ish- ministrin Saimir Tahiri: “Viso, dy paketa atje”, togfjalësh që do të bëhej meme në rrjet.

“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”- shkruan Manjani.

Big Brother VIP3 do të ndezë dritat një nga një mbrëmjen e 13 Janarit. Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni. Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para, dhe patjetër një spektakël për t’u mos u humbur.

Poll

MOS HUMB