Politikë

Reforma Zgjedhore/ Bardhi reagon pas deklaratave të Bashës: 2020 nuk përsëritet më

Në fjalën e tij u pyet lidhur me Reformën Zgjedhore, për të cilën tha se ka nevojë për konsensus mes palëve, por duke lënë të kuptohet se përfshirja e Lulzim Bashës nuk ishte në planet e tij.

k.m.
Reforma Zgjedhore/ Bardhi reagon pas deklaratave të Bashës: 2020 nuk
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për mediat pas një mbledhje me deputetët e PD-së. Në fjalën e tij u pyet lidhur me Reformën Zgjedhore, për të cilën tha se ka nevojë për konsensus mes palëve, por duke lënë të kuptohet se përfshirja e Lulzim Bashës nuk ishte në planet e tij. Edhe njëherë konfirmoi se opozita do të vazhdojë me përplasjet në Kuvend, duke mos harruar që të ironizonte as Bashën, i cili zhvillimet e fundit i cilësoi si "serial Netflix-i'. Sa i përket bashkëpunimit me deputetët që mbështesin Bashën për të kaluar Reformën Zgjedhore, Bardhi tha se nuk duan të përsërisin zhvillimet e vitit 2020. Duke iu referuar të ashtuquajturës "opozita e re" që hyri në Kuvend pas djegies së mandateve nga PD dhe aleatët. Për bashkimin e opozitës në një Federatë të vetme, Bardhi tha se ka zhvillimet por ende nuk do t'i ndajë publikisht. 

PJESË NGA FJALA E BARDHIT: 

Bardhi: Opozita është në një aksion. Keni parë që në vend të reflektimit për të kryer parlamenti një prej tre funksioneve kryesore, maxhoranca i është përgjigjur me arrogancë. Jemi drejtuar si grup parlamentar presidentit që të bëhet garant i Kushtetutës. Ky është funksioni dhe ne duam të besojmë se presidenti do të ngrihet në lartësinë e detyrës. Doli qartë skenari i maxhorancës, qëllimi i Edi Ramës është që ta trajtojë Refomën zgjedhore si mall që shitet në treg. Unë dua të shpreh keqardhjen që një pjesë shumë e vogël konfirmuan dje që janë në tentativë të bëjnë pazar me maxhorancës. Mu kujtua e njëjta alibi që u përdor në vitin 2020. Edhe asokohe deputetë që nuk kishin dalë nga lista reale shkuan në Kuvend dhe bënë marrëveshje.

Bashkimi i PD?

Bardhi: U diskutua, secili koleg ka dhënë mendimin e tij dhe kur të kemi një konkluzion do të jem para jush për t'ua komunikuar. E kam thënë disa herë publikisht, idetë e mia do t'i them para grupit parlamentar, e pastaj opinionit publik. Nuk kam preferuar që të bëj diskutime në interes të demokratëve.

Do nisni kontaktet me deputetët e Bashës që reforma të mos kalojë?

Bardhi: Janë opozitarë të mirë dhe të ndershëm dhe nuk votojnë dot asnjë ligj të Edi Ramës. E kemi provuar në 2020, nuk ka shqiptar që nuk e di që me atë ndryshim, Edi Rama ndaloi rotacionin politik në vitin 2021. Kam bindjen e plotë që një pjesë e kolegëve do të duhet të shërbejnë si nxitës që Basha të mos shërbejnë si "këpërata".

Mund të ndodhë që të bashkoheni?

Bardhi: Me Taulant Ballën nuk bashkohemi. Ne jemi përballë tyre dhe një përballje me regjimin. A ka çështje në interes të përbashkët të çdo qytetari. Alibinë dhe justifikimin për hapjen e listave i kemi dëgjuar si alibi dhe justifikim nga ata që zëvendësuan deputetët realë. Kthejuni kronikave tuaja dhe u përdorën të njëjtat alibi. Asgjë nuk u realizua, por u krijua alibia që i dha në tavolinë fitoren Edi Rama.

Sa anëtarë ka PD?

Bardhi: 60 mijë anëtarë nuk kanë vdekur, se po të kishin vdekur do e kishim marrë vesh. Rama tha se e kemi marrë ligjin gjerman dhe e kemi implementuar në Shqipëri. Edi Ramës mund t'i duket Ermonela Felaj gjermane, por ajo është shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB