Politikë

‘Antikorrupsioni’, pas ‘bekimit’ të SHBA dhe BE, 53 ekspertët që do thirren/ Nga gruaja e Olldashit te ish-këshilltari i Metës

Pak ditë më parë SHBA dhe BE mbështetën punën e Komisionit, por thanë se veprimtaria duhet të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse

E.K
‘Antikorrupsioni’, pas ‘bekimit’ të SHBA dhe BE, 53
Xhafaj dhe ish-kryetarja e kuvendit lindita nikolla, ne mbledhjen e pare te komisionit

TIRANË- Janë zbardhur emrat e 53 ekspertëve që do të marrin pjesë, me dhënie mendimi, në Komisionin Antikorrupsion që është ngritur vetëm me votat e socialistëve në Kuvend, dhe që drejtohet nga ish-ministri i drejtësisë Fatmir Xhafaj. Ky Komision, i cili do të analizojë 3 shtylla që janë mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit, pritet që të dalë me rekomandime për ndryshime ligjore, teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

Mes ekspertëve që janë thirrur për të marrë pjesë në këtë komision janë pedagogë të drejtësisë, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Mes tyre është Enkeleda Olldashi, gruaja e Sokol Olldashit, Bledar Dervishaj, ish këshilltar i Metës, konstitucionalistja Aurela Anastasi, pjesë e grupit që hartoi Reformën në Drejtësi.

Pjesë e skuadrës do të jenë dhe Klesta Hysi, vajza e Vasilika Hysit, por edhe Arantita Brahaj e Open Data, e cila drejton një projekt të shoqërisë civile që merret kryesisht me transparencën e tenderave që janë dhënë nga institucionet publike.

Lista me 53 ekspertët e nivelit të lartë që do të angazhohen, publikuar nga Report tv

I. MIRËQEVERISJA

 1- Eralda Met'hasani - FDUT - Departamenti se drejtes publike

 2- Klesta Hysi - FDUT - Departmenti se drejtes publike

3- Eniana Qarri - FDUT - Departamenti se drejtes civile

4- Etleva Bajrami - FEUT - zv. Dekane

5- Eglantina Zyka - FEUT - Departamenti i Statistikes & Informatikes

6- Andi Dura - UET - Pedagog, Departamenti i Shkencave Juridike

7- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG

 8- Geron Kamberi - ShC - CSDG

 9- Blerta Kalavace - ShC - IRC/Idra Research & Consulting

10- Aranita Brahaj - ShC - AIS/Open data

11- Jolanda Trebicka – ShC – EPD

12- Blerta Tuci –ShC- EU Policy Hub

13- Zef Preci - ShC – QSHKE

14- Marsel Llukmani – biznes - BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)

15- Florjan Hasko –biznes - IÇ/International Chamber of Commerce

16- Vilma Shurdhi - Avokati i Popullit - Komisionere

17- Qeram Çibaku - Institucion i pavarur - Kontrolli i Lartë i Shtetit

II. ANTIKORRUPSIONI

18- Fjoralba Caka - FDUT - Departamenti se drejtes civile

19- Jonida Rustemaj - FDUT - Departamenti se drejtes civile

20- Enkelejda Olldashi - FDUT - Departamenti se drejtes publike

21- Ilda Mucmataj - FDUT - Departamenti se drejtes publike

22- Ledjon Shahini - FEUT - Pergiegiese Departamenti Ekonomis

 23- Mirela Miti - FEUT - Pergiegjese e Departmentit te Kontabilitetit

24- Sofjana Veliu - UET - Drejtuese e Departmentit te Shkencave Juridike

25- Arjan Dyrmishi - ShC - CSDG

26- Krisela Hackaj - ShC - CDI/Dreitore Ekzekutive

27- Nirvana Deliu - ShC - Hulumtuese Politikash, EM-AL

28- Erisa Proko - ShC - Qendra "Instituti Per Zhvillim Strategjik"

29- Auron Pasha - ShC - Idra Research & Consulting

30- Stela Suloti – ShC – EU Policy Hub

31- Ened Topi - biznes - IÇ/International Chamber of Commerce/ Deloitte legal

32- Mirlind Polovina – biznes - BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)

33- Arber Basholli - Institucion i pavarur - ILDKPI - SP

34- Mimoza Kaçi – Institucion i pavarur - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

35- Violanda Theodhori – Institucion i pavarur - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

36- Bledar Mustafaraj - Institucion i pavarur - Kontrolli i Lartë i Shtetit

III. SUNDIMI I LIGJIT

37- Erjon Muharremaj - FDUT - Departamenti i se drejtes publike

38- Aurela Anastasi - FDUT - Departamenti i se drejtes publike

39- Nadia Rusi - FDUT - Departamenti i se dretes publike

40- Skerdian Kurti - FDUT - Departmenti i se drejtes penale

41- Mariel Frroku - FEUT - Departamenti i Finances

42- Luan Veliqoti - Universiteti "LUARASI - Departamenti i se Drejtes Penale

43- Emilio Çika - UMSH - Fakultetit i Drejtesise;

44- Juelda Lamçe - UET - Dekane e FSHJPMN

45- Olta Aliaj - Avokati i Popullit - Komisionere

46- Gledis Gjipali - ShC - Dretor Ezekutiv - EM-AL

47-Ilvana Dedja - ShC - CSDG

48- Mirsada Hallunaj - ShC - CSDG

49- Eda Noçka – ShC- Qendra Altri

50- Gerti Shella - ShC – Qendra Për Çështjet E Informimit Publik (INFOCIP)

51- Bledar Dervishaj -ShC-INFOCIP

52- Ina Xhepa - ShC-Qendra Europiane

53- Oltion Dano - Biznesi - IÇ/Studio ligjore "Kalo & Associates"

Pavarësisht se opozita deri tani ka vendosur bojkotimin e punimeve të deritanishme të Komisionit, kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së tha se puna e këtij komisioni do të vijojë, ndërsa së fundi ka marrë edhe bekimin e ndërkombëtarëve. Ambasada e SHBA dhe BE në vendin tonë shprehën gadishmërinë për të asistuar me dhënie mendimi në këtë Komision, që fillimisht është shigjetuar si një mekanizëm për kapjen e institucioneve të drejtësisë.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit,” deklaroi ambasada e SHBA-ve.

“Pritshmëria jonë është që puna e këtij komisioni të jetë përfshirëse dhe transparente…,” shtoi ajo.

Edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi angazhimin konkret në komision gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali të mërkurën.

“Konfirmova gjithashtu se BE-ja do të angazhohej me komisionet e posaçme parlamentare – për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, si dhe për luftimin e dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në procesin demokratik – me synimin për të siguruar koherencë e plotë me angazhimet të Shqipërisë për anëtarësim në BE,” njoftoi Gonzato pas këtij takimi.

Mazhoranca pretendon se qëllimi i Komisionit, është rritja dhe forcimi i rolit të Kuvendit si ndërmjetës mes institucioneve të pavaruara dhe agjencive ligjzbatuese për ecurinë reformave anti-korrupsion në kuadër të integrimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB