Politikë

Të enjten vendoset për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Nuk ka vendim politik, do t’i drejtohemi Venecias për raste të ngjashme

Sipas Peleshit çdo deputet do ta lexojë vendimin dhe do votojë, por theksoi se nuk ka vendimmarrje politike

E.K
Të enjten vendoset për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: Nuk ka
Niko Peleshi

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në fund të së cilës kryetari Niko Peleshi dha një deklaratë për mediat, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi zhvillimet më të fundit në kampin rozë.

Peleshi iu përgjigj interesimit të gazetarëve, mbi qëndrimin që do të mbahet të enjten në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ku tha se socialistët nuk kanë marrë një vendim politik, por la të kuptohet se çështja do t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese.

Peleshi tha se do t’i drejtohen për një opinion Komisionit të Venecias, por jo për këtë rast, por për një mendim në parim për raste të tjera që mund të hasen.

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar ku merren vendimet politike. Kjo çështje nuk është në rendin e ditës, nuk është diskutuar asnjë fjalë me deputetët, nuk e trajtojmë si vendim politik.

Vendim i Gjykatës Kushtetuese është bërë i njohur për deputet, do lexohet nga çdo deputet. Grupi i PS nuk ka vendim politik për këtë. Ne do ti drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë. Do ti kërkojmë një mendim në parim për cdo situatë tjetër që mund të hasim”, tha Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së Grupit të PS.

Peleshi tha se seanca e të enjtes do të nisë me një interpelancë të thirrur nga opozita me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e anijeve me mbetje toksike, ndërsa la të kuptohet se kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në Kuvend, për t’u përballur.

“Diskutuam për nisjen e sezonit parlamentar, ky sesion i rëndësishëm edhe për zgjedhjet.  Një interpelancë është kërkuar më kryeministrin Edi Rama.

Një tjetër interperlancë me zv. kryeministren dhe pastaj është axhenda është normale. Do jetë një interpelancë në zbatim të rregullores. Me shumë gjasë do të jetë në seancë”, u shpreh Peleshi.

Peleshi foli dhe për takimin informal që kryeministri Rama do të mbajë me deputetët në qytetin e Elbasanit.

“Retreat nuk bëhet për shkak se dicka nuk shkon bëhet në të mirë të punës, është një takim i brendshëm, mundësi për të ndarë mendimet se si në këtë sezon mund të bëhet më i mirë komunikimi. Vijmë pas një asambleje të PS, u dhanë mesazhe detyra, sfida, kemi ndryshime në kodin zgjedhor që duhet reflektuar në detyra. Sistemi eshte i barabartë për të gjithë. Mënyra si interpretohet eshte i ndryshëm”, tha kreu i grupit parlamentar, ndërkohë që komentoi dhe lënien e deputetëve veteranë jashtë listave të sigurta në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk e quaj përplasje ka një garë të shëndetshme, është njerëzore që cdo deputet të synojë të marrë më shumë mbështetje e vota dhe të listohet sa më lart në listë.  Herën e kaluar ishte një sistem i ngjasëm, drejtuesit politik nuk ishin të parët e listës. E kemi eksperiencën, ishte në garë që rezultoi në maksimizimin e votës. ‘Deputeti që duam’, është një mundësi për të gjithë. Partitë kanë atë konservatorizmin e vet, të bësh karrierë brenda partisë, haset me pengesa, platforma është një mundësi e mirë, të vendoset në listë në bazë të meritës”, përfundoi fjalën e tij Peleshi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB