
RRËSHEN- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh dhe drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Lezhës, ka qenë i pranishëm në nisjen e vitit të ri shkollor, në shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshenj. Kjp shkollë, e cila menaxhohet nga dioqeza katolike, nga Janari i vitit të ardhshëm do të financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa sipas Manjës, objektivi i radhës i qeverisë është ndërtimi i një konvikti modern për të gjithë nxënësit.
Postimi i Manjës:
Me përvojën 20-vjeçare dhe reputacionin e shkëlqyer, shkolla e mesme profesionale "Shën Jozefi Punëtor" në Rrëshen ka mirëpritur 157 nxënës të rinj nga e gjithë Shqipëria, duke tejkaluar kapacitetin e saj! Kombinimi i dijes me praktikën në këtë shkollë model ka përgatitur me sukses 450 të rinj për tregun e punës!
Nga 1 janari 2025, shkolla do të financohet nga buxheti i shtetit, por do të ruajë të njëjtin staf dhe menaxhim në bashkëpunim me dioqezën katolike. Objektivi ynë i radhës? Një konvikt modern për të përmirësuar cilësinë e arsimit!
Shkolla Profesionale “Sh. Jozefi Punëtor” është themeluar në Rrëshen, në Shtator të vitit 2004, dhe wshtë në pronësi të Dioqezës Rrëshen. Shkolla ka status jofitimprurës, nën siglën Qendra Profesionale “Shën Jozefi”.