
TIRANË- Është mbledhur këtë të premte, pa praninë e opozitës, Komisioni i Posaçëm antikorrupsion, nën drejtimin e deputetit socialist, Fatmir Xhafaj. Ky i fundit në nisje të mbledhjes, tha se komisioni do të ndahet në 3 nëngrupe, në mënyrë që të garantohen reformat e duhura. Një prej shtyllave që sipas socialistes Milva Ikonomi do të duhet të jenë në fokus, është ajo për mirëqeverisjen.
Më herët socialistët kanë kërkuar bashkëpunimin e insitucioneve të drejtësisë, për dhënien e medimeve në këtë Komision. Ndërkohë që deputetja socialiste Evis Kushi, tha se dixhitalizimi i shërbimeve është një prioritet absolut i qeverisë, me qëllim që shërbimet të merren më lehtë dhe të shmanget korrupsioni. Kushi tha po ashtu se do të shfrytëzohet maksimalisht potenciali i Inteligjencës Artificiale.
Diskutimet në Komision
Fatmir Xhafaj: Ekspertët duhet të nisin punën për një draft, duke pasur debat e konsultim publik. Do ketë 3 nëngrupe për reformat, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.
Milva Ekonomi: Kemi punuar fort për shtyllën e mirëqeverisjes. Mirëqeverisja duhet të ndërtohet mbi reformën e administratën publike, llogaridhënia ndaj qytetarëve, ofrimi i shërbimeve online, si dhe transparenca e financave. Kemi nevojë të marrim opinione nga shoqëria civile, por edhe grupet e teknikëve. Duhet të kemi persona, që janë të përgatitur për të shërbyer në administratë. Administrata duhet të jetë e aftë që të mbikëqyrë tregun. Për shumë gjëra që kanë të bëjnë me pushtetin vendor, ne kemi nisur që të veprojmë. Rekomandimet duhet të plotësohen.
Evis Kushi: Unë desha të flas për dixhitalizimin e shërbimeve. Kemi ndërmarrë reforma për dixhitalizimin e shërbimeve në të gjithë sektorët. Qëllimi kryesor ka qenë lehtësimi i qytetarëve dhe bizneseve, duke ulur edhe korrupsionin. E-Albania është një revolucion sepse ka integruar të gjithë regjistrat e shtetit shqiptar në të gjithë sektorët. Ambicia jonë është dhe më tepër se kaq, që të shfrytëzojmë në maksimum potencialin që ka Inteligjenca Artificiale, që të modernizojmë shtetin shqiptar, që të ndihmojmë personat me aftësi ndryshe. Shqipëria në këtë rrugë është bashkë me zhvillimet në inovacion që po bëhen në të gjithë botën. Në vizionin 2030 duhet të kemi vizion më të qartë, si do çojmë përpara shërbimet, për të pasur sisteme të sigurta, si do çojmë përpara kërkimin shkencor, si do rrisim kapacitetet e administratës publike etj. Duhet të mbrojmë dhe të dhënat e qytetarëve. Besoj se duke mbledhur forcat të gjithë bashkë, do të bëjmë më të mirën.
Etilda Gjonaj: Presim raportin e BE për shtetin e së drejtës. Dy udhërrëfyes të miratuar në 2023 nga qeveria dhe pritet udhërrëfyesi i tretë për funksionin e institucioneve të pavarura. parandalimi dhe lufta kundër korrupsionin politik. (për zyrtarët e lartë, të zgjedhur dhe vetë partive politike për të adresuar pastërtinë e figurës. Konflikti i interesit, etj. Transparencën e fushatave në parti. ligjbërje e pastër, rregullimin e çështjeve të lobimit. Parandalim korrupsioni me fokus: ndalim konflikt interesi. Kontroll figure, integritet kohëzgjatje në pozicione drejtuese. Fokusi te prokurimet publike, koncesionet, investimet strategjike, licencat etj. lufta kundër korrupsionit në fushën e konkurrencës, tregut të lirë. Risi fokusi kundër korrupsionit në privat.
Erion Braçe: DASH vlerësoi se është bërë përparim kundër korrupsionit falë teknologjisë. Dobësinë që ne kemi në korrupsionin e madh. Problemi të adresohet te partitë politike. Kontrolli i figurës të bëhet i detyrueshëm. Kemi problem shumë të madh lidhur me kënetëzimin e nivelit të drejtimit të administratës. të nxitet përkohshmëria e drejtimit të shtetit. Një drejtues s’mund të shkojë me vite të tëra, aq më tepër që është i pazgjedhur. S’ka më keq kur korruptohen institucionet e antikorrupsionit. /ZËRI