Politikë

Rama nga Londra: Vitin e ardhshëm Samiti i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në Shqipëri

Vitin e ardhshëm, Samiti Politik Europian do të mbahet për herë të parë në Shqipëri

E.K
Rama nga Londra: Vitin e ardhshëm Samiti i Komunitetit Politik Europian do
Edi rama

LONDËR- Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama njofton se Samiti i Komunitetit Politik Europian, që u mbajt këtë javë në Londër, vitin e ardhshëm do të mbahet në Tiranë. Sipas Ramës ky është një tregues i pozicionit të ri që ka marë Shqipëria në arenën ndërkombëtare. Tashmë sipas tij, vendi ynë nuk shihet më si një periferi e prapambetur ballkanike, por si e barabartë mes europianësh.

Postimi i Ramës:

Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Samiti i Komunitetit Politik Europian që u mbajt dje në Londër, vitin tjetër do të mbahet në Tiranë si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë. 

Të enjten u mbajt në Britani të Madhe takimi i katërt i Komunitetit Politik Europian, ku Kryeministri Edi Rama drejtoi së bashku me Kryeministren italiane Meloni tryezën për emigracionin. Takimi i këtij komunitetin që në vitin 2025 do të mbahet në Shqipëri, do të jetë i pesti në radhë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB