
TIRANË- Arben Ahmetaj ka folur mbrëmjen e kësaj të enjteje nga arratia rreth akuzave ndaj tij për inceneratorin e Fierit. Ai ka mohuar të ketë ndikuar tek kryebashkiakët e majtë. Ndërkohë që ka folur rreth pagesave të kryer nmga Mirel Mërtiri, dhe ky i fundit në kërkim në disa hotele jashtë vendit. Deklaratën e bëri i ftuar në “Çim Peka Live”.
Pyetje: Pra ju po thoni që Arben Ahmetaj nuk po hetohet për inceneratorët?
Arben Ahmetaj: Po më hetohet gjithë jeta përveç inceneratorëve. Edhe marrëdhënia me Erjolën. Madje edhe me kë kam pirë kafe. Nuk jam pjesë e procedurës. Nuk kam pasur funksion të tillë, nuk kam qenë autoritet kontraktor. Nuk kam pasur asnjëherë mundësi as të jap leje ndërtimi, as prokurim. A u bënë 1.1 mld dollarë për rindërtimin? Gjithë prokurimin e kanë bërë palët e treta. Po hetohet jeta ime. Dyshimet në dosje janë për fshehje të ardhurash, korrupsion dhe pastrim parash.
Pyetje: Si shpjegohet pagesa nga ITS për disa apartamente?
Arben Ahmetaj: Praktikisht bëhet fjalë për 27 mln lekë të vjetra, për rikonstruksion që ka të bëjë për pllakat dhe tubacionet. Ish-gruaja ime ka kontraktuar një individ. Nëse personi në fjalë ka punuar për shumë kompani dhe ka përdorur niptin, kjo nuk është puna e bashkëshortes time. Flasim për një pronë të deklaruar që është deklaruar që në vitin 2007. Po e kam njohur Mirel Mërtirin. Ai e kishte nisur punën në Fier. Nuk kam pirë kafe me Baftjar Zeqon për të ndihmuar Mirel Mërtirin.
Pyetje: A e keni ndërmjetësuar me kryebashkiakët e majtë për ta ndihmuar Mirel Mërtirin?
Arben Ahmetaj: Nuk kam ndërmjetësuar me askënd. Ata ish-kryebashkiakë mund të pyeten. Pyesni Baftjarin, Nikon. Po si u akuzova unë? Se të njoh unë ty dhe duhet të jem unë përgjegjës. ti ke udhëtuar me mua, po, ti mund të më kesh paguar hotelet, po edhe jo, sepse ti kam dhënë paratë. Kanë qenë arsyet e mia personale se përse nuk e kam emrin tim në hotele dhe kam kërkuar që të mos krijoja përplasje në familjen e dikurshme. Unë Klodian Zoton e kam njohur në distancë. Mirelin po e kam pasur shok. Historia mes meje dhe tij është historia sesi ndahet miqësia nga interesi publik. Të qënit mik e shok nuk do të thotë që unë mbaj përgjegjësi se çfarë ndodh me atë njeri./ZËRI