Politikë

Në arrati prej muajsh, Arben Ahmetaj "shpërthen" nesër tek Çim Peka

Lajmin për intervistën e ka dhënë vetë Peka, bashkë me disa të dhëna se çfarë do të ndjekin shikuesit nesër.

k.m.
Në arrati prej muajsh, Arben Ahmetaj "shpërthen" nesër
Çim Peka dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për moderatorin Çim Peka. Intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme në emisionin e tij "Çim Peka Live" në SYRI TV. Lajmin për intervistën e ka dhënë vetë Peka, bashkë me disa të dhëna se çfarë do të ndjekin shikuesit nesër. Sipas Pekës, Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda për kryeministrin Edi Ramën dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Por se çfarë ka dhënë konkretisht Ahmetaj n nga arratia, mbetet për t'u parë nesër. Të njëjtën intervistë do të ndjekë edhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që prej gati 1 viti është në ndjekje të Ahmetajt, vendndodhja e të cilit nuk dihej. Mesa dukej, Peka e ka gjetur. 

POSTIMI I PLOTË

"E enjte 20.45! “Shpërthen ARBEN AHMETAJ”. Jo thjesht përgjigje, por akuza të rënda për Edi Ramën. Kush janë pronarët realë të inceneratorit të Tiranës? Pazaret e oligarkëve me Ramën dhe Veliajn. Kur, si dhe pse u ndanë me Edi Ramën? Pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pas vendimit për arrest? Dhe kërcënimet me jetë... Një rrëfim si kurrë më parë,"-shkruan Peka. 

Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023 dhe akuzohet për “Mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./ZËRI

Poll

MOS HUMB