
TIRANË-Qeveria parashikon të vendosë një nivel minimal shfrytëzimi për hotelet në periudha të ndryshme, për të evituar nëndeklarimet që mund të bëhen nga bizneset. Pra, një strukturë në Durrës që mund të deklarojë zero shfrytëzim për efekt tatimor në prill do të duhet të paguajë të paktën nivelin minimal që do përcaktojë qeveria për këtë muaj pavarësisht situatës së deklaruar. Në tetor të vitit të shkuar, Kryeministri Edi Rama tha se numri i turistëve të huaj në vendin tonë që në vitin 2023 preku nivele rekord nuk përkonte me të ardhurat që deklaronin hotelet. Tjetër janë çmimet që deklarohen, tjetër janë çmimet që paguhen dhe tjetër është niveli i okupimit dhe tjetër është niveli që deklarohet. Ndryshimet në ligjin për turizmin përcaktojë gjithashtu një sërë kushtesh për agroturizmet, vendosjen e çmimeve në vende të dukshme në dy gjuhë nga strukturat dhe stacionet e plazhit, lidhjen e kontratave të sigurimit për përgjegjësinë e palëve të treta si dhe një sërë elementesh të tjera të lidhura me sektorin.