Politikë

E PLOTË/ 1 orë e gjysmë mbledhje, porositë e Ramës: Shifra të sakta të anëtarësisë, kush është aktiv dhe kush jo

Rama ka kërkuar që strukturat të punojnë për 15 marsin ashtu sikur të jenë zgjedhje të përgjithshme. Një analizë ka kërkuar edhe për drejtuesit e njësive administrative.

f.t
E PLOTË/ 1 orë e gjysmë mbledhje, porositë e Ramës:
mbledhja

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS. Në një orë e gjysmë mbledhje 'online' kreu i qeverisë u dha porositë drejtuesve të qarqeve dhe anëtarëve të asamblesë për numrin i anëtarëve ekzistues, sa janë lëvizjet, projeksionet për anëtarë të rinj, pikat e dobëta dhe të forta në çdo qark. Rama ka kërkuar që strukturat të punojnë për 15 marsin ashtu sikur të jenë zgjedhje të përgjithshme. Një analizë ka kërkuar edhe për drejtuesit e njësive administrative.

“Mos fshini anëtatësinë nga lista. Mbajini rezervë dhe studiojini avash avash. Krijoni arkivë ëhatsapp për cdo organizatë e bashki. Të mos çalojnë njoftimet. Njoftojini për mbledhje 2 ditë përpara. Mos lejoni për të dalë të suksesshëm në dukje, të futni njerëz që vijnë aty për të bërë foto e për të ikur. Kush vjen të jetë me dëshirë. Nuk mungojnë njerëzit që duan të hyjnë në PS. Mungojnë dyert e hapura për ta. Ato dyer ju duhet ti hapni ato duke i shqyer Të ndërtohet skema e Dibrës për barazinë gjinore. Në çdo zonë të thellë që nuk ka gra të angazhohen deputetet gra dhe kryetaret e bashkive dhe këshilltaret bashkiake. Le t’i bëjnë mbledhjet gratë veç e burrat veç. Po t’i kemi. Në të gjitha këto mbledhje mos bëni thjesht iventarin, por të ndani disa gjëra: anëtarët e partisë janë zëdhënësit e partisë. Aktiviteti digital është pjesë e punës së tyre. Të dominojmë hapësirën publike politike në rrjetet sociale”, ka thënë Rama.

Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB